Më 22 qershor rinisin fluturimet me Stambollin. Njoftimi është dhënë nga kompania Air Albania nëpërmjet Facebook-ut.
Sipas kompanisë destinacioni i parë për fluturimet është Stambolli në bazë të marrëveshjes me Turqinë për hapjen e kufijve respektivë.
“Më 22 Qershor rifillojmë fluturimet e rregullta dhe destinacioni i parë: Stambolli! 🇹🇷.
Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufinjve. AirAlbania”, thuhet në njoftimin e kompanisë.