Vrioni grumbullohet nga Juventusi për finalen e Kupës së Italisë

272
Sigal

Giacomo Vrioni është grumbulluar nga trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, edhe për finalen e Kupës së Italisë, përballë Milanit, që do të zhvillohet këtë nesër në mbrëmjes.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ashtu si në gjysmëfinalen e kthimit, ndaj Milanit, do të jetë në dispozicion në stolin e rezervave.

21-vjeçari, ish-futbollist i Sampdorias, ka luajtur për disa skuadra në Serinë B, për t’iu bashkuar Juventusit në muajin janar të këtij viti. Bardhezinjtë besojnë te ai, teksa duke parë dhe mungesat e shumta, mund të ketë edhe hapësira nëse gjërat do të shkojnë mirë për ekipin torinez.

Në këtë mënyrë do të kemi një derbi me Hysajn, por me dallimin se shkodrani me shumë mundësi do ta nisë nga minuta e parë.

Fotografia e Juventus