‘Njerëzit dridheshin nga frika’, rrëfimi i zjarrfikësit italian që punoi mes rrënojave

518
Sigal

Këto janë përshtypjet e para për shqiptarët, dhënë nga njëri prej zjarrfikësve italianë, që mbërriti në Durrës, në kulmin e dhimbjes, e teksa nën rrenoja kishte trupa që prisnin të nxirreshin dhe toka vazhdonte të dridhej nga tërmeti.

Quhet Massimo Marconcini, 51 vjeç, nga Livorno. Ka qene ish-altlet olimpik në Lojrat Olimpike në Barcelonë dhe së fundi një nga 175 zjarrfikësit që erdhën në Durrës me ekipet e shpetimit, raporton media italiane.

Ai tregon se skenat qe pa para syve nuk i kishte të panjohura. Ishte njësoj si në tragjedite qe ka kaluar e madje gjunjezuar edhe Italinë, me tërmetet ne Amatrice, Umbria, Marche, Ischia dhe Rigopiano.

Ai thotë se ishte në Durrës toka u drodh nga lëkundja 5.2, pasgoditja e radhës.

“Isha poshtë një ndërtese. Pata frikë por falë zotit nuk zgjati shumë”, tregon ai, duke pohuar se vendi është i ri, por me ndërtime të paorganizauara mirë.

“Me tërmetin nuk mësohesh dot’ thotë ai, teksa shton se ‘ankthi nuk hiqet si gërmadhat dhe as shkundet si pluhuri’.