Nesër do të lexoni/ Kujtime dhe mbresa për 50-vjetorin e maturës së gjimnazit “Fuat Babani”, Korçë

793
Korça mbledh maturën ’67 për të kujtuar të rinjtë e saj 
Petrika Trajani 
ish-maturant
Vera e vitit 2017 për ish-maturantët e gjimnazit “Fuat Babani” të Korçës ishte ngjarja më e rëndësishme e vitit, duke mbartur shumë mbresa dhe kujtime. Me rastin e 50-vjetorit të maturës 1967-2017 u bë e mundur të ishin të pranishëm në event rreth 70% e pjesëmarrësve të të katër maturave të atij viti të largët, por shumë i afërt dhe i lumtur për maturantët asokohe. U takuam rreth orës 10.00, në një mëngjes të ngrohtë vere, ndërsa për vendtakimin organizatorët kishin menduar një vend simbol të qytetit, Banka e Korçës. Atmosfera ishte e mrekullueshme dhe, pasi shkëmbyem shikimet e para, kush e kush mbante mend njëri-tjetrin, u përqafuam dhe u ulëm për një kafe, aty afër një lokali të qytetit. Aq fort u rrëmbyem nga malli dhe historitë që tregonim, sa harruam fare që ishim në një ambient publik, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve që na shihnin me kuriozitet. Jeta është e gjatë dhe vitet kalojnë shpejt, kishim kohë që nuk ishim takuar, por prapë e njohëm njëri-tjetrin, ishim më të vjetër dhe flokët me thinja, por me fytyra të gëzuara, plot shëndet me humor dhe të lumtur. Nga malli dhe dashuria u përqafuam duke na pushtuar një ndjenjë e humbur prej vitesh, ishim po ne si atëherë të rinj, të qeshur e buzagaz si vëllezër e motra. Më vonë, organizatorët pa humbur kohë na çuan te shkolla “Fuat Babani”. U ndamë në klasat që u përkisnim dhe u ulëm në bankat …
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal