“Unë nuk jam për kontroll”, zbardhet dinamika e ekzekutimit të Saimir Hoxhës: Si kundërshtoi Aldi Rama policinë. Flasin shokët: Shkuam për të pirë një cigare hashash

357
Sigal

“Armando Marku dhe Kristian Sherr.. Këta nuk kanë njoftuar autoritete që shoku i tyre mbante armë pa leje. Pas disa manovrave, oficerët i bëjnë me shenjë automjetit të ndalojë. Automjeti ishte rreth 500 m larg parcelës. Leonard Talushi, shefi i Krimeve, ndalon drejtuesin automjetit, Armando Mangi, dhe kërkohet kontrolli i pasagjerit. Ndërsa pasagjeri i tretë nuk zbret nga automjeti. Saimir Hoxha shkon drejt pasagjerit të tretë i cili nuk e përfill policinë dhe i thotë do zbresësh nga automjeti. Fjalia e tij ishte vetëm një “Unë nuk jam për kontroll” dhe nxjerr armën dhe qëllon policin. Këta tre të rinj ishin apo jo përgjegjeshgjë, ata thonë se kemi udhëtuar drejt zonës për të pirë një cigare kanabis. Nuk kanë arritur ende ne konkluzion nëse parcela i përkiste atyre. E kaluara aspak e mirë e Aldi Ramës, e bën dyshuese. Autori duhet të ishte në arrest shtëpie. Dyshohet të jenë 25 dhe 26 vjeç. Ka disa pikëpyetje, nga SHÇBA”, tha gazetarja Anila Hoxha.