Përplasi me makinë 67-vjeçarin që udhëtonte me motoçikletë, arrestohet shoferi në Shkodër

85
Sigal

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi shkaktoi një aksident dje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. Ç., banues në Kryezi, pasi paraditen e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në aksin rrugor “Fushë Arrëz – Qafë”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin me inicialet B. A., 67 vjeç.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 67-vjeçari po merr asistencë të specializuar mjekësore, në Spitalin e Traumës, Tiranë.