Bilanci i Ministrisë së Bujqësisë: 5300 ha tokë bujqësore nën ujë

548
Ministria e Bujqësisë publikon një bilanc të sipërfaqes së tokës të përmbytur nga vërshimi i ujrave të lumejve dhe përrejve këto ditë.
Janë 5300 ha tokë bujqësore nën ujë
Sipërfaqja e përmbytur në zonën e Lezhës arriti në rreth 1500 ha, ndërsa në zonën e Ishmit rreth 300 ha.
Në zonën e Elbasanit në ish komunën Shushicë niveli i ujit në një rezervuar kaparceu kurorën e digës, por me masat e marra nga Bordi i Kullimit Elbasan situata u normalizua plotësisht pa asnjë pasojë.
Prurjet në lumin e Shkumbinit arritën nivele maksimale, u dëmtua një argjnaturë mbrojtëse në zonën e Çermës Lushnje, duke bërë që uji të përhapet me shpejtësi në një sipërfaqe prej rreth 500 ha . Është duke u punuar për riparimin e saj edhe me ndihmën e forcave të ushtrisë.
Po kështu, nga dalja nga shtrati i lumit Erzen u shkaktuan përmbytje në rreth 3000 ha tokë.
Gjatë natës dhe aktualisht po vazhdon tërheqja e ujrave nëpërmjet rrjeteve të kanaleve kullues në të gjithë zonat e përmbytura.
Të gjithë hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë dhe nuk ka munguar furnizimi me energji elektrike.
Nga Bordet e Kullimit po monitorohen pandërprerje argjinaturat mbrojtëse dhe digat e rezervuareve në të gjithë territorin e vendit duke marrë edhe masat përkatëse në zonat me të rezikuara.
Sigal