Sulmi me tritol ndaj prokurorit, reagon Gjykata e Vlorës

482
Sigal

Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Vlorë ka reaguar në lidhje me sulmin me tritol ndaj makinës së Prokurorit Albert Kuliçi. Në një komunikatë për mediat, trupa gjyqësore shprehet e indinjuar, ndërsa duke e konsideruar si një veprim kriminal thotë se ka cënuar jo vetëm prokurorin Kuliçi, por të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë.

“E dënojmë me forcë, krimin ndaj kolegur tonë dhe kërkojmë nga të gjithë organet marrin e masave për sigurimin e jetës dhe shëndetit të kolegut dhe familjes së tij. Në këtë kohë , ku sistemi i drejtësisë është duke pësuar një reformim të thellë e radikal, solidariteti dhe ofrimi i të gjitha garancive nga sulmet kriminale, profesionistëve si z. Kuliçi është domosdoshmëri absolute për vazhdimin e detyrës publike dhe kthimin e besimit të publikut tek drejtësia”, thuhet në reagim.

Po ashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Vlorë thotë se mbështet prokurorin dhe veprimtarin e tij, ndërsa bën thirrje për më shumë vëmendje në trajtimin e gjyqtarëve e prokurorëve me dinjitet.

“Me bindjen që kjo ngjarje e rëndë do të zbardhet dhe autorët e saj do të çohen para ligjit, ftojmë të gjithë faktorët vendas dhe të huaj në dënimin e këtij krimi dhe mbështetjen e organeve të drejtësisë në kryerje të punës së tyre të vështirë”, mbyllet reagimi.