Ndalet për një minutë trafiku në kujtim të viktimave në rrugë

696
Sigal

Sot është Dita Ndërkombëtare në kujtim të viktimave të aksidenteve rrugore. Me mijëra persona lëndohen çdo vit nga këto aksidente. Policia e Shtetit sot ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi, ndërsa punonjësit e rendit dhuruan gjak për të plagosurit në rrugë.

Në orën 12:00 u kërkua që të ndalen automjetet për një minutë në shenjë respekti për ata që humbën jetën në aksidente.

Ndërsa në disa akse rrugore policia ka menduar të tërheqë vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat në qarkullim duke vendosur mjete të dëmtuara nga aksidentet.

Ervin Hasarami, drejtues i Policisë Rrugore, tha në një lidhje telefonike me studion e lajmeve të Top Channel se, “ka një rritje të numrit të aksidenteve në krahasim me fundin e vitit të kaluar”.