Studentët në universite tet publike kanë afat deri
më datë 30 dhjetor 2016 për të dorëzuar dokumentacionin që duhet për të
përfituar bursë shteti. Për vitin akademik 2016-2017 qeveria ka miratuar 1800
bursa për studentët, të cilat do ndahen për disa kategori studentësh.
Fakultetet e universitetit të Tiranë kanë njoftuar studentët se afati i fundit
i është data 30 dhjetor 2016, ndërsa afati i fundit i miratimi të tyre është
data 31 janar 2017.
Në tabelën bashkëngjitur janë kriteret dhe
dokumentit që duhet të dorëzojnë studentët. Fondet buxhetore për mbulimin e
shpenzimeve për bursat si dhe numri i bursave për studentët administrohen nga universitetet
publike. Bursa përllogaritet si shpenzim mesatar ditor për lekë në ditë
(lekë/ditë) dhe paguhet çdo muaj, me kalim në numrin e llogarisë bankare të çdo
studenti.
KRITERET
Studentët e shkëlqyer, me notë mesatare maksimale nga sistemi i arsimit të
mesëm të lartë, që ndjekin studimet në një program studimi të ciklit të parë,
në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara
të studimeve të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë.
Notë mesatare maksimale do të konsiderohet nota , e përllogaritur si mesatare e
notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë dhe
rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.
Me bursë mbështetet edhe studentët që kanë mbaruar
vitin e parë të studimeve me notë maksimale. Po ashtu, këta studentë duhet të
kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitet e mëparshme
të programit të studimit përkatës, brenda përfundimit të vitit akademik
paraardhës. Sipas vendimit të qeverisë bursë përfitojnë edhe ata studentë të
regjistruar në programet e ciklit të parë të studimeve në programet e studimeve
me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të
dytë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe që u përkasin shtresave
sociale në nevojë, u akordohen bursa kur ata plotësojnë kriteret për t’u
konsideruar si studentë në nevojë. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit janë edhe
dokumentet që duhen të dorëzojnë studentët. Masa e përfitimit të bursës është
në varësi të të ardhurave familjare, 4000-4600 lekë në muaj.
Sipas pikës 5 të
VKM-ës, studentë në nevojë konsiderohen:
Sipas kriterit ekonomik:
Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 km nga vendbanimi i
përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga
njësia e vetëqeverisjes vendore; secili nga studentët, i cili rezulton
bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga
njësia e vetëqeverisjes vendore; personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar
nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës
së aftësisë së kufizuar