Mungesë e vaksinave antigrip, mjekët apelojnë për domosdoshmërinë

128

Institutit i Shëndetit Publik çdo ditë ka bërë thirrje për vaksinimin e popullatës kundër gripit të stinës.

Në qyetetin e Elbasanit vaksina e gripit mungon prej disa javësh.

Kontigjenti i parë prej 3600 vaksinash parashikoi vaksinimin e personelit shëndetësor prej 700 personash dhe një pjesë të kategorive në rrezik, por ndërkohë nevojat janë shumë herë më të mëdha.

Mjekët theksojnë domosdoshmërinë e vaksinës, por është vënë re edhe një neglizhencë nga ana e qytetarëve.

Ndërkohë që pritet kontigjenti i dytë i vaksinës kundër gripit, duket se vetë qytetarët janë skeptikë për efektet e saj.

Qytetarët kanë mungesë besimi pasi thonë se vit pas viti virusi ndryshon, por mjekët sqarojnë se vaksina sërish ka efekt.

Kjo vaksinë është e rekomandueshme të kryhet gjatë muajve të parë të vjeshtës, për të bërë të mundur krijimin e rezistencës tek njeriu. Ndërsa në muajt e pikut janar shkurt, efektet e vaksinën nuk janë ato që duhen.

Një vit më parë Shqipëria u përball me një situatë të rënduar të gripit, ku fatkeqësisht pati humbje jetësh.