Minatorët para Parlamentit: Kemi lënë kokën në miniera, na jepni statusin. Nga 1 maji fillojmë protestat e grevën

200
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ‘çadra e lirisë’ do ta largojë Edi Ramën nga zyra e tij.

Ai ka deklaruara se në vitin 1991, Ramiz Aliaj iku tek tunelet në Zall Herr, por Rama nuk ka ku fshihet më.

“Ju këtu, të vendosur për këtë betejë vendimtare, për zemrën e shqiptarëve, votën e lirë.

Të hënën që kaloi, unioni demokratik, që ka shtatmadhorinë e vet në këtë çadër, shtabin e vet në këtë çadër, njohu një zhvillim të madh: Filloi mosbindjen civile!

Dua t’ju kujtoj një moment: Më 20 shkurt 1991, është evakuuar Ramiz Alia bashkë me familjen e tij dhe është dërguar në Zall Herr.

Tani Edi Rama nuk ka Zall Herr për ty. As në Surrel nuk mund të rrish. Të garantoj se kjo çadër do të largojë ty nga ajo zyrë, do të të japë vendin që meriton.

Mos mendo që do të çojë Mimi autoblindat, se nuk do të jetë as ajo aty ku është!”, u shpreh Berisha në fjalën e tij në ‘çadrën e lirisë’.

Edi Rama po shëtit këto ditë nëpër Shqipëri me një moto për të zëvendësuar mashtrimet e reja me gënjeshtra të reja. Thotë : Kemi bërë shumë, por më shumë do të bëjmë. “Kemi mashtruar shumë, por më shumë do të mashtrojmë”.

Këto kohë, meqë kjo është pranvera më e thellë e vetmisë së tij, me detyrim merre nxënësit e shkollave nga Delvina në Vlorë, nga Elbasani dhe Përrenjasi i çon në Korçë, me ndjenjat më miqësore iu drejtohem këtyre të rinjve: Mos u mashtroni nga ky njeri, pas diktatorëve të diktaturës komuniste është armiku më i egër personal i çdo të riu shqiptar.

Shtroni sot pyetjen vetes: Çfarë ka ndodhur me shkollimin tuaj në 4 vite? Do të gjeni se familjet tuaja ishin të detyruar në vitin 2016 të paguanin tyre herë më shumë tarifën shkollimit se në vitin 2013!

Do të gjeni se në vitin 2017 se në ligjin e mbylljes së dyerve të universiteteve për të varfrit do të paguajë 4 herë më shumë se 4 vite më parë si tarifë universitare.

Shkollimi është vetëm njëra anë.
Hidhi sytë tek bashkëmoshatarët tuaj: Sa prej tyre janë punësuar? Papunësia sot për të rinj është 50% nga 21% që ishte. Lini shifrat, hidhni sytë tek bashkëmoshatarët tuaj, njerëzit që ju njihini: Janë të punësuar apo janë të detyruar të largohen për kafshatën e gojës?!

Ne po luftojmë në këtë çadër më shumë se për çdo gjë tjetër për ju dhe të ardhmen tuaj! Kur vendi juaj nuk ju siguron një shkollim, me Noriegën në krye, ju bën gjëmën me drogën!

Mund të ketë prej jush që thith ndonjë cigare hashash dhe ajo ka shijen e vet. Ka prej jush që shkojnë edhe më tutje….Por edhe një gjë jua them me keqardhjen më të madhe: asgjë nuk e shkatërron më shumë njeriun dhe vitalitetin e tij sesa droga dhe kjo betejë që ne bëjmë është se ne besojmë tek ju, tek e ardhmja e Shqipërisë në duart tuaja.

Këtu përballë nesh është një drogmen, një përdorues droge pervers, një njeri i papërgjegjshëm që e shndërroi Shqipërinë në narkorepublikë dhe ju them të lexoni se çfarë janë narkorepublikat.

Nuk ishte Kolumbia, por Panajama e Noriegës, njeriu që e shndërroi Panamanë në epiqendër të të gjitha trafiqeve të Amerikës Latine, që e bëri bankën e tij si Edi Rama, kanal të zi të larjes së parave të drogës. Edi Rama, si Noriega pasi bëri fushatë për mbjelljen e drogës, kërkon votat përmes drogës. Ne jemi këtu për t’i thënë atij se jemi këtu për të bërë çdo sakrificë për të çmontuar republikën e Noriegës.