Mësuesit edhe lejen e zakonshme e blejnë me lekë

1907
Ermion Dulla
Mësuesit nuk e prishin terezinë, kur ndjehen të mashtruar, pot ë poshtëruar. Mjafton të arrijnë dicka në favor. Ja, edhe muajt e verës, mësuesit ia kanë arritur të përfitojnë lejen e zakonshme. “Jemi me leje, packa se lejen e kemi blerë me3 1000 lekë”,- thonë mësuesit. Nuk e ki8shim dëgjuar deri tani këtë “blerje me lek të lejes së zakonhshme”, ndaj I pyetëm sërish: Si, I keni blerë pushimet, na e shpjegoni pak këtë lloj tregu?,- I pyetëm sërish. 

Ja, cili ishte shpjegimi që na dhanë vetë mësuesit: Nga Vermoshi, në Konispol, të gjithë mësuesit paguajnë 1000 lekë për të mos u dukur më në shkollë deri në shtator. Paratë jepen për një roje të shkollës që asnjë as e sheh, as e njeh. Tashmë një pagesë e tillë është bërë e zakonshme. Po shkollën o e ruan, o e shkatërron vetë komuniteti. Ndërsa roja mbetet vetëm një ëndërr që shitet me vlerën e 1000 lekëve që të gjithë mësuesit janë të detyruar ta paguajnë për të marrë lejen e zakonshme. Ne, nuk na vjen keq pse paguajmë 1000 lekëshin. Keq na vjen se na duket sikur e blejmë me lekë në dorë këtë lejen e zakonshme. Na duket fyese, një gjë e tillë, pasi ne dhe nxënësit paguajmë për të mbajtur roje në shkollë gjatë gjithë vitit. Rojen e paguajmë vetë ne dhe nxënësit gjatë gjithë vitit shkollor. Na vjen inat pse të paguajmë edhe për lejen e zakonshme ? Shteti të paguajë një herë se nuk u bë kiameti. Pasi shteti tashmë nuk paguan asnjë kacidhe as për ndonjë kabinet laboratorik për shkollën, as për t’I dhënë shkollës një top, a dicka tjetër. Edhe pse edukata fizike kryhet tashmë 3 orë në javë. Po janë vetë nxënësit që blejnë edhe një top për orën e edukimit fizik. Ndërsa kabinetet laboratorike nëpër shkollat shqiptare janë tashmë “një mollë e ndaluar”. Pa le kabinetet e informatikës që është mëkat t’I zësh me gojë, kur në rreth 30 për qind të shkollave nuk ka patur ndonjëherë furnizim me energji elektrike. 

Po shteti vetë cfarë bën për arsimin ? Tamam, tamam shteti bën vetëm një vërë në ujë. Ose e thënë shqip: asgjë nuk bën. Sepse tashmë oligarkia dhe familja që e mbajnë nën tutalë shtetin mendjen e kanë vetëm të fitimi I tyre. As nuk duan t’ia dinë se c’bëhet tej hundës së tyre. Shqipëria e tillë do të mbesë p[ërderisa vazhdon të drejtrohet nga lloj lloj monstrash tashmë të cuditshme që po lënë kokrrën e namit anëmbanë këtij globi. 

Arsyet janë të shumta pse arsimi ynë është rrumpallosur me gjithsej, edhe pse lukunia e reformave që e kanë përfshirë atë ndërrohen sa herë ndërrohen forcat politike në pushtet. Me fjalë të jtera lukunia e reformave ndërrohen si mbreti gratë, por pa dhënë ndonjë rezultat. Është kjo arsyeja që tashmë të rinjtë shqiptarë poi a mbathin me të katra për studime në universitetet e botës. Sepse këtu te ne arsimi saktësisht është kthyer në një biznes fitimprurës, përmes shitje së krediteve, të diplomave, të teksteve shkollore etj. Tashmë gjithë shqiptarët e dinë se kemi edhe inxhinierë, juristë, mësues etj që kanë diploma , por ende nuk kanë mbaruar arsimin e mesëm.

Mësuesit me leje, që tani kanë nisur të tromaksen cfarë kaluan gjatë vitit të kaluar shkollor. “Ekzistenca e dy rergjistrave sipas reformës së re që po zbaton “rilindja” është shpikja më idioteske në reformën arsimore”,- thonë mësuesit. Ata shtojnë sxe, për njërin regjistër paguan shteti, për tjetrin paguan vetë mësuesi.Nuk është fjala te pagesa , po cfarë rezultati jep një punë e tillë e tillë, që vetëm stërmundon mësuesit, ndërsa nuk sjell asnjë lloj efektiviteti në punën me nxënësit.

Në regjistrin që paguan shteti vendosen vetëm temat e mësimit dhe mungesat. Ndërsa në regjistrin që paguan mësuesi vendosaen notat. Duke qenë document I mësuesit, në këtë regjistër mësuesi I vendos notat kur të dojë e si të dojë. Pasi edhe interpretimi I notës kryhet nga mësuesi vetëm në fund të 3 mujorëve. Me pak fjalë, kemi një reformë me një nivel të lartë idiotesk dhe pa asnjë mundësi që të sjellë rrritje të nivelit mësimor.

Tashmë mësues, prindër e nxënës e ndjejnë se arsimi është zhytur në një llum nga e ka vështirë të pastrohet. Bile në këtë drejtim as nuk po punohet. Vetem një gjë dihet mirë: mësuesit I janë nënshtruar fatit të tyre tërësisht. Aq sa edhe vetë e pohojnë se, janë skllevërit e fundit të shekullit 21.

Vetë mësuesit thonë se, arsimi po noton në reforma pa ditur se çfarë kërkon të arrijë. Mësuesit shpresojnë se një ditë diçka do të ndryshojë edhe për ta. E sigurt është se këtë e kërkojnë të gjithë shqiptarët. Pasi arsimi duam, apo nuk duam përgatit të ardhmen e këtij vendi që ende po llokoçitet në ujra krejtësisht të turbullta. Po asgjë nuk mund të arrihet kur mësuesit dhe nxënësit I kërkohet të paguajë në mënyrën më qesharake edhe 1000 lekëshi për të ruajtur shkollën. Po nga kush duhet ruajtur shkolla ? Apo pse vetëm mësuersit t’I imponohet blerja e lejes së zakonshme ?! Sa qesharake, aq idioteske ësëhtë kjo dukuri vetëm ta mendosh e jo më ta zbatosh sic po ndodh realisht në këtë Shqipërinë tonë.
Sigal