Sherr me thika e leva për pronën, dy tiranasit dërgohen të sakatuar në spital (Emrat)

568
Dy persona jane arrestuar nga policia pasi pas nje sherri per motoive pronesie kane nxjerre mjete te mprehta e kane rrembyer sende te forta dhe kane sakatuar njeri-tjetrin.
Policia njofton se shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Skënder Osma, 38 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi, në Sauk janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës në trup, shtetasi Skënder Osma, ndërsa shtetasi Eduart Dushku është dëmtuar me sende të forta në kokë”, njofton policia.

Të dy shtetasit e dëmtuar janë dërguar në spital, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Plagosje lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 89 dhe 279 i Kodit Penal.
Sigal