Masa të forta sigurie në Antalya, Turqi-Shqipëri e blinduar nga policia

273
Më 13 nëntor në Antalya të Turqisë do të luhet sfida miqësore mes vendasve dhe kombëtares shqiptare. Mirëpo shteti turk po përgatitet që të hënën gjithçka të shkojë për së mbari dhe për këtë arsye masat e marra për zhvillimin normal të ndeshjes do të jenë të rrepta, raporton “yenimarmaragazetesi.com”.
Gjatë ndeshjes, në ambientet e stadiumit do të jenë të pranishëm 200 forca policore, si edhe rreth 800 persona nga policia private. Gjithashtu, në stadium për tifozët, nuk do të lejohen monedhat metalike apo karikuesit e celularëve.