EMRI/ Identifikohet viktima e aksidentit tragjik në Rrogozhinë, kush është 32-vjeçari

131
Sigal

Policia ka identifikuar viktimën e aksidentit të rëndë sot në vendin e quajtur “Bishti  Zhurit” në Rrogozhinë. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin nga Shijaku, Ndriçim Dervishi.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe automjeti ka pësuar dëmtime të shumta duke u kthyer në një grumbull hekurishtesh përballë kamionit.

Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit.

Njoftimi i policisë

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.