Sigal

Policia e Shkodrës ka goditur një grup që trafikonte klandestinë shqiptarë në SHBA dhe Angli duke arrestuar 9 persona, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Personi që shikoni në foto është Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër, i cili ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit të grupit kriminal.

Grupi kriminal trafikonte emigrantët përmes falsifikimit të pasaportave, kartave të identitetit italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj. dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA. Ata merrnin 8-12 mijë euro për një person për ta dërguar ilegalisht në Angli dhe SHBA.

Ato gjithashtu realizonte martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë për t’u pajisur me dokumente, ndërsa më pas i shoqëronin deri në destinacionin final.  Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, – Maltë – Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri – Kosovë – Kroaci – Itali – Maltë – Angli – SHBA. Kreu i grupit ishte Gazmend Garupi, ndërsa Sotiraq Antoni dhe Haxhi Ramadani ishin bashkëpunëtorë.

Njoftimi i plotë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorinë e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, finalizuan operacionin e koduar “Garantuesit”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 9 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët vepronin si një grup i strukturuar kriminal, që merrej me trafik personash drejt Anglisë dhe SHBA, nëpërmjet një skeme që funksiononte në bazë të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme të identitetit etj.

U sekuestrua gjithashtu një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve si dhe prova të shumta materiale të kësaj skeme trafiku.

Shtetasit e arrestuar dyshohen se kane konsumuar element te veprave penale të disa neneve të Kodit Penal si : “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”;  “Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”; “Falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve”; “Falsifikim i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave”; “Falsifikim i dokumenteve shkollorë”; “Prodhim e shitje narkotikësh”.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ky grup i mirë-organizuar kryente veprimtari kriminale në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ShBA-së.  Këto veprime bëheshin kundrejt pagesës së shumave të ndryshme që varionin nga 8.000 euro deri në 12.000 euro.

Ndihma e ofruar konsistonte ne falsifikimin e dokumenteve në vendet e origjinës shtete të BE-së, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, mundësonin gjetjen  e personave dhe më pas, pajisjen  e tyre me dokumente te falsifikuara (karta identiteti italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj.) dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA.

Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, – Maltë – Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri – Kosovë – Kroaci – Itali – Maltë – Angli – Sh.B.A.

Po kështu këta shtetas u ofronin personave të interesuar, kundrejt pagesës, shoqërimin e tyre deri në  destinacionin final, si dhe realizonin martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë.

Autorët e arrestuar dhe rolet që kryenin në grup janë:

Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër,. Ky shtetas ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit.

Sotiraq Antoni, 52 vjeç, banues në Korçë, ne rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri.

Haxhi Ramadani, 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, në rolin e bashkëpunëtorit.

Bledjan Ramadani, 29 vjeç, banues në Kosmaç Shkodër, në rolin e ndihmësit.

Eduart Shima, 37 vjeç, banues në Shkjezë, Shkodër në rolin e rekrutuesit.

Pllumb Pali, 47 vjeç, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe. Siguronte dokumente të falsifikuar (falsifikator).

Shpëtim Kiri, 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportuesit dhe ndihmësit.

Nikolla Mano, 59 vjeç, banues në Korçë, banesa e tij përdorej si bazë dhe kishte një laborator për falsifikimin e dokumenteve.

Tonin Shtjefni 27 vjec banues ne lezhe, perfitues dhe perdorues I dokumentave te fallsifikuar.

Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit:

K.P.,46 vjeç, banues në Lezhë, në rolin e ndihmësit pasi ndërmjetësonte martesat fiktive me shtetase bullgare.

Y.Th. 36 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, i shpallur në kërkim për “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, dhe “Prodhim e shitje narkotikësh. Ky person kishte rolin e ndihmësit.

Në kuadër të këtij hetimi në përfundim të operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

– Laborator për falsifikimin e dokumenteve, ku u gjetën 3 njësi kompjuteri, 2 laptopë,  5 skanera, 5 printera, 3 printer-skaner,  5 vula të ndryshme, 14 usb, 17 tampona vulash, 1 pasaportë biometrike, 1 kartë identiteti, 10 platforma me strukturë plastike, 2 karta identiteti të huaja, fotografi pasaportash, materiale kancelarie të ndryshme, lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa 2 kg, 9 copë telefona celulare, 4 automjete të markave të ndryshme, dhe 1 armë gjahu.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

Ndërkohë paralelisht me operacionin e zhvilluar më lart, gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit, është zhvilluar një tjetër operacion në Shkodër.

Falë ndërhyrjes  në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet të Komisariatit Policisë Shkodër, Forcës së Posaçme Shqiponja të D.V.P. dhe FNSH, – në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër, është bërë arrestimi në flagrancë i dy prej autorëve si dhe është shpallur në kërkim autori i tretë, të cilët po dhunonin barbarisht shtetasin në banesën e vet, me qëllim që t’u jepte shumat e parave, që mund të kishte në shtëpi.

Policia e Shkodrës mbetet e angazhuar dhe e motivuar për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë kriminale në çdo formë që ajo shfaqet, dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, duke denoncuar çdo shkelje në numrin 112. Së bashku krijojmë një ambjent më të sigurt e të qetë!