Mark Topallaj: Artan Minarolli është përfaqesesi tipik i qeverisë që iku

367

Artan Minarolli, Xhevdet Feri, Fatmir Koçi e Gjergj Xhuvani janë realë dhe djallezore

Më mirë djepi bosh sesa të përkundi djallin brenda

Populli e ka shkruar historinë e vet me dhimbje e mall brez pas brezi e gojë më gojë. Përkundja e djepit është ideja e ripërtëritjes është e këshillueshme për brezat që vijnë për të mbrojtur vazhdimësinë e rracës. Kjo është një e vërtetë e përjetshme. Fëmija është përjetësia, është drita që përfaqesohet nga syri i shpresës e simboli i shpëtimit. Qarja e fëmijës është e ëmbël, është muzika e shtëpive tona. Eshtë thirrje për gjallesë e nuk dëshiron vuajtje, as vdekje po harmonizon universin. Ata janë produkt shpirtëror mes qetësisë dhe kur jemi në mes shtrëngatës, por në harmoninë e luleve të pranverës në djep është përkundur dhe djalli.

Aty dhimbja pushton jetën dhe ëndrra e fantazisë produktive e ndalon rrugëtimin e vet dhe mbyllet në errësirën e harkut të përgjakur. Evolimi i shpirtit njerëzor është diçka thellësisht personale. Ajo rritet me të mirën e të keqen por nuk mund të përfaqesojë ide fallco të  një shoqerie ose të një grupi njerëzish që kërkon të mbizotërojë me doktrinat e fallsitetit të politikës.

Cfarë i shtyn këta njerëz që janë përkundur në djepin e jetës si gjithë të tjerët, ta vlerësojnë veten si të pazëvendësueshëm?

Historia e këtyre personazheve ka pasoja tmerruese e krejtësisht të pajustifikueshme. Në qoftë se Juda Iskarioti është një personazh i trilluar, Artan Minarolli, Xhevdet Feri, Fatmir Koçi e Gjergj Xhuvani janë realë dhe djallezorë, aktiv e domethënës në veprimet e tyre të përvetësimit të projekteve kinematografike. Pothuajse të gjithë kineastët iu është dashur të vuajnë pasojat e këtyre keqbërësve të cilët zhvasin paratë e popullit me të varfër të Europës me projekte antishqiptare.

Rezultati është i frikshëm, ndoshta dhuntitë e arrogancës ua ngacmojnë fantazinë e cila prodhon mashtrim e shpresa të rreme, prodhon mbivlerësim të vetvetes dhe përbuzje ndaj të tjerëve. Intelektin e ushqen nga vullneti i së keqes që gjendet në natyrën e tyre. Rrugën e qytetërimit kërkojnë ta fusin në labirinthin e errësirës. Praktikojnë formën interkulturale për të veshur me ngjyrë gri çështjen kombëtare. Pra fqinjët e “Virtytshëm” janë ata që do na fusin në botën e kulturuar, në një botë shpirtërore pa dritë, të lagësht e shumë të errët. Këto qënie fatin e tyre e kërkojnë të vlerësuar nga të tjerët dhe flasin si të madhërishëm e të tensionuar në tribunat e lavdisë së tyre. Këta zerzevulë “të djallit” nuk e njohin të mirën as vetveten dhe përdorin hakmarrjen e dënimin moral si mbrojtje të veprimeve të mbrapshta. Dashurinë për dije e kanë kthyer në dashuri për fantazma në ikje dhe për paranë si e mira supreme. Në shoqërinë korruptive të krijuar nga qeveria që ka ikur unë do të ndalem te Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ky institucion është vlerësuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), si Qendra më skandaloze e vendit. Drejtuesi Artan Minarolli nuk mund të reagojë pozitivisht ndaj fenomenit sepse shoqërohet nga keqdashja dhe nga servilizmi në perfeksion. Minarolli u vendos në këtë post për të mbrojtur interesat e klanit zhvatës që në vazhdimësi i ka marrë projektet të pamerituara. Dy ishin gjërat më kryesore për klanin e hajdutërisë:  Preokupacioni për të zhvatur me çdo mjet dhe efekti i përvetësimit pa merita. Prandaj kjo qendër është zhytur në korrupsionin total. Duhet tia mbathë, të ikë vetë dhe të vendoset një bërthame e re që të njohë mirë kulturën dhe historinë  e kombit. Minarolli është përfaqesesi tipik i qeverisë që iku i cili përpunoi librin e korrupsionit.  Kapitujt e këtij libri janë mashtrimi dhe makutëria. Në këtë Qendër intriga duhet të mbizotërojë mbi inteligjencën dhe mashtrimi të mposhtë të vërtetën, dhe dërdëllisja të shuajë qartësinë e mendimit kombëtar. Këto mendime të mbrapshta të sjellin në mendje Zarathutrën, ky ishte ai që bëri të lindëte te njerëzit neveria për gjërat e padenja duke zbuluar në këtë mënyrë djallin e bëmat e tyre.

Kur ishte duke marshuar mbi Romë Kostandini i madh, iu shfaq vegimi i famshëm i kryqit me inicialet e emrit të Jezu Krishtit. Ky vegim i  dha fitoren. Kurse grupi klanor i QKK i shfaqet vegimi i parave të vjedhura. Ata që e kanë pësuar, të buzëqeshur dartrokasin makuterinë e këtij klani famëkeq. Ky vegim i parave të vjedhura i dha humbjen, por humbja pa vendosjen e drejtesisë sjell konfuzion shoqëror. Qendra Kombetare e Kinematografisë ka aprovar një skenar ku në barkun e një nëne të përdhunuar shqiptare rritet një fëmijë serb. Ky absurditet në art është evident dhe poshtërues. Këtë skenar e ka propozuar regjisori Gjergj Xhuvani. Këtu prezantohet një nga nenet e promemories të Çubrilloviçit për eliminim e shqiptarëve. Kjo quhet impresionizmi i kinematografisë shqiptare e ushqyer nga fantazma e së keqes dhe njerëz periferikë që jetojnë në prehërin e politikës duke lepirë gishtat. Këta personazhe skenarin “Revolta” po e sorollasin që prej tetë vjetësh nëpër sirtaret e tyre. Presin që skenaristi e regjisori Mark Topallaj të ndërrojë jetë. Atehere thonë ata, filmin do ta realizojmë me një kompani amerikane të fuqishme për të nxjerrë fitime të mëdha.

Në Shqipëri akoma është prezente ideologjia komuniste e zhvatjes. Dostojevski na mëson se “çdo vepër arti në komunizëm nuk mund të ekzistojë pa prezencën e djallit”, shpresoj se komunisti i fundit iku dhe shqiptarët  do të ecin më të sigurt në punën e tyre. Komunisti e fondametalisti Sali Berisha ishte i pushtuar aq shumë nga serioziteti doktrinal saqë dashuria, respekti për kolegët dhe dhembshuria duket se nuk janë fare pjesë e mendimit të tija. Të mirën dhe të keqen, të drejtën e të padrejtën e interpreton sipas egoizmit të vetë dhe i jep shkas vetvetes të poshtërojë të tjerët. Në këtë rrugë ecën dhe klani grykës i Q.K.K të cilët si parathënie kanë izolimin e regjisorëve të vjetër. Kjo aleancë u bashkua nga egozmi dhe babëzitja, një dëshirë e neveritshme dhe poshtëruese.

23 Shtator 2013