“Maratona e Tiranës 2016” : Bashkia publikon planin e lëvizjes së automjeteve

561
Sigal

Gazeta Telegraf/


Ditën e diel, në datë 9 Tetor 2016, ora 9.00, Bashkia e
Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës, organizon
“Maratonën e Tiranës 2016”. Një aktivitet, i cili synon ta fusë Tiranën në
hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës, si dhe të kthehet
në një traditë për kryeqytetin.

Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranës publikon sot planin e
lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe hartën e
itinerarit të maratonës, për të gjithë ata qytetarë që duan të marrin pjesë në
këtë aktivitet

Bashkia e Tiranës dëshiron t’u bëjë thirrje qytetarëve të
saj që në datën 9 Tetor të minimizojnë qarkullimin me automjete nga ora 05.00
deri në orën 14.00.

1.     
Qarkullimi i automjeteve
gjatë zhvillimit të “Maratona e Tiranës 2016”, me itinerar fillimi dhe mbarimi
kryqëzimi i rrugës së Durrësit me rr. “Dedë Gjo Luli”, duke vazhduar përgjatë
rrugës së Durrësit – rr. Dritan Hoxha – rr. 29 Nëntori – deri në mbikalimin e
“Rinasit”, do të bëhet i kufizuar si më poshtë:

2.     
Ndalohet qarkullimi në
rrugën “Dedë Gjo Luli”

·        
Në kryqëzimin e
bulevardit “Zogu I” (sipas sensit veri-jug) me rrugën “Fortuzi”, drejtim i
detyruar djathtas.

·        
Në kryqëzimin “Rruga e
Kavajës” (sipas sensit perëndim-lindje) me rrugën “Dedë Gjo Luli”, drejtim i
lejuar djathtas.

·        
Në kryqëzimin “Rruga e
Dibrës” (sipas sensit lindje-perëndim) me bulevardin “Zogu I”, drejtim i
detyruar djathtas.

3.     
Ndalohet qarkullimi në
“Rrugën e Durrësit”.

·        
Në kryqëzimin e rrugës
“Fortuzi” (sipas sensit lindje-perëndim) me rrugën “Mine Peza”, drejtim i
detyruar djathtas.

·        
Në kryqëzimin e rrugës
“Mine Peza” me rrugën “e Bogdanëve”, drejtim i detyruar drejt.

·        
Në të gjitha rrugët që
kryqëzohen me rrugën e Durrësit pezullohet sensi dalës për në këtë rrugë.

4.     
Kufizohet qarkullimi në
sheshin “Karl Topia”.

·        
Pezullohet qarkullimi në
rrugën “Muhamet Gjollesha” (segmenti Sheshi “Karl Topia” – rruga “Sandër
Prosi”) sipas sensit hyrës në shesh jug-veri. Sensi dalës i rrugës “Muhamet
Gjollesha” nga Sheshi “Karl Topia” është i hapur.

·        
Në kryqëzimin e rrugës
“Asim Vokshi” (sipas sensit lindje-perëndim) me rrugën “Don Bosko”, drejtim i
detyruar djathtas, kurse drejt vetëm për mjetet e emergjencës dhe shërbimit
urban qytetës.

·        
Në kryqëzimin e rrugës
“Mine Peza” me rrugën “Asim Vokshi”, drejtim i detyruar drejt-djathtas.

5.     
Kufizohet qarkullimi në
rrugën “Dritan Hoxha”.

·        
Pezullohet qarkullimi në
rrugën “Dritan Hoxha” sipas sensit jug-veri. Gjatë zhvillimit të aktivitetit
korsia e dedikuar është e hapur në shërbim të mjeteve të emergjencës dhe
shërbimit urban qytetës. Sensi veri-jug i rrugës “Dritan Hoxha” është i hapur.

·        
Në të gjitha rrugët në
anën lindore që kryqëzohen me rrugën “Dritan Hoxha” pezullohet sensi dalës për
në këtë rrugë.

·        
Në kryqëzimin e rrugës
“Dritan Hoxha” me “Lord Bajronin” sipas sensit të lejuar për qarkullim, drejtim
i detyruar drejt.

·        
Në kryqëzimin e rrugës
me “Lord Bajronin” me “Gjergj Legisi”, drejtim i detyruar djathtas.

6.     
Kufizohet qarkullimi në
sheshin “Shqiponja”.

·        
Në kryqëzimin me
rrethrotullim të sheshit “shqiponja” me rrugën “Vangje Noti”, drejtim i
detyruar djathtas.

·        
Në kryqëzimin e rrugën
“Teodor Keko” me “Dritan Hoxha kalimi në rrethrotullim, drejtim i detyruar
djathtas.

·        
Në kryqëzimin e rrugën
“29 Nëntori” me “Teodor Keko” kalimi në rrethrotullim, drejtim i detyruar
drejt-djathtas.

7.     
Kufizohet qarkullimi në
rrugën “29 Nëntori”.

·        
Pezullohet pjesërisht
qarkullimi në rrugën “29 Nëntori” sipas sensit jug-veri. Gjatë zhvillimit të
aktivitetit dy korsi lëvizjeje do të jenë të lira për qarkullim.

·        
Në hyrje të mbikalimit
sipas sensit jug-veri, ndalohet qarkullimi drejt për në autostradë. Të gjitha
mjetet që lëvizin në korsitë e rezervuara devijim i detyruar djathtas.

·        
Sensi veri-jug i rrugës
“29 Nëntori” është i lirë.

8.     
Itineraret e linjave
urbane që preken nga ky plan ndërpriten gjatë zhvillimit të aktivitetit.

9.     
Të gjitha kufizimet e
përshkruara më sipër janë në fuqi më datë 9.10.2016, nga ora 05:00 deri 14:00.