Spitali Amerikan/ Kanceri i gjirit: Mbrojtja më e mirë është zbulimi i hershëm!

605
Sigal

Mbrotja
më e mirë është zbulimi i hershëm!

 

Spitali Amerikan, përgjatë tetorit, muajit ndërkombëtar të luftës
ndaj kancerit të gjirit,  ka ndërmarrë fushatën sensibilizuese për luftën
ndaj kancerit të gjirit.

Kjo fushatë do të mundësojë për pacientet në nevojë kryerjen e mbi
200 mamografive falas pranë Spitalit Amerikan; si dhe paketa të kontrollit për
diagnostikimin në kohë të kësaj sëmundjeje.

 

Si
çdo vit, të vendosur dhe të gatshëm për t’u ardhur në ndihmë pacientëve në
nevojë dhe vështirësi ekonomike,
 në bashkëpunim me struktura të
ndryshme shtetërore dhe organizata OJQ, Spitali Amerikan do të mundësojë për
këto paciente kontrolle falas.

Kanceri i gjirit mbetet
një sëmundje e rrezikshme, por fatmirësisht mund të trajtohet dhe të evitohen
pasojat, në rast se diagnostikohet herët. Ndonëse femrat shqiptare janë duke u
informuar vazhdimisht rreth mundësive që ofron sistemi shëndetësor për
diagnostikim të hershëm (sidomos lidhur me mamografinë), pjesa më e madhe e
pacienteve me kancer gjiri diagnostikohen ende në stade të avancuara.

 

Kjo sëmundje përbën më
shumë se 30% të sëmundjeve malinje të diagnostikuara tek femrat. Është
përllogaritur që një në tetë femra do ndeshet me këtë sëmundje gjatë jetës së
saj. Fatmirësisht diagnostikimi me kancer të gjirit sot nuk është denim me
vdekje. Pas viteve 1990 vdekshmëria nga kjo sëmundje ka filluar të bjerë
dukshëm dhe faktori më i rëndësishëm që influencon këtë prognozë të mirë është
diagnostikimi në stad të hershëm të sëmundjes.

 

Megjithese kanceri i
gjirit duket të jetë më së shumti një sëmundje sporadike, ka edhe raste kur kjo
sëmundje është pasojë e trashëgimit të disa gjeneve përgjegjëse dhe në këto
raste mund të jenë disa persona me kancer gjiri brenda të njëjtës familje.

 

Sot mjekësia jep garanci
të plotë se kanceri i gjirit nuk është më sëmundja që duhet të frikësojë gratë.
Ulja e përgjithshme e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit i është atribuar
rritjes së mundësive për ta diagnostikuar herët dhe sigurisht trajtimeve që
disponohen sot ndaj kësaj sëmundjeje. Përdorimi i protokolleve terapeutike
moderne mundësojnë një strategji gjithpërfshirëse për ta trajtuar sëmundjen, si
lokalisht ashtu edhe në distancë. Prandaj për çdo pacient që diagnostikohet me
këtë sëmundje në Spitalin Amerikan realizohet një plan i personalizuar për
trajtimin e sëmundjes tek pacienti.

 

 

Paketa e kontrollit të
hershëm në Spitalin Amerikan do të mundësojë për të gjithë pacientet
ekzaminimet me 50 % ulje:

Vizitë
Onkologu

Vizitë
Kirurgu

Echo
mamme unilaterale/bilaterale)

Mamografi
(një gji/dy gjinjtë)

Mastektomi
i thjeshtë

Mastektomi
Radikale

Mastektomi
Bilaterale