Sigal

Një dënim të dytë për keqtrajtimin e të burgosurve në Greqi ka vendosur Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, raporton portali i Drejtësisë “Dikastiko”. Gjykata pranoi 11 ankesa për të burgosurit shqiptarë dhe bullgarë në burgun e Grevena, të cilët bënë ankimin, më 13 prill 2013, duke pretenduar se janë dhunuar me elektroshok nga policët e ECAM në praninë e një prokurori . Kontrolli u krye pas informacioneve mbi persekutimin dhe pas një revolte të burgosurve. Disa ditë pasi të burgosurit paraqitën një ankesë pranë Prokurorit të Grevenas, duke argumentuar ndër të tjera, se zyrtarët e ECAM kishin bërë përdorimin e tepërt të elektroshokut “Tasers” kundër 31 të burgosurve, ku kishin rrahur ata dhe i kishin abuzuar verbalisht dhe i detyruan të ecnin të gjunjëzuar deri në dhomën e atletikës, të zhveshur dhe të ngrihen ne këmbë duke shikuar në mur. GJEDNJ konstatoi se njëmbëdhjetë nga të burgosurit ishin keqtrajtuar dhe nuk u plagosën gjatë një akti aksidental. Ajo që është më e keqe, megjithatë është se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vëren direkt, se nuk ka pasur hetime efektive dhe të shpejta nga prokuroria dhe autoritetet policore.

Prandaj ai e dënoi Greqinë për shkelje të nenit 3 të KEDNJ-së, si në aspektin përmbajtësor dhe procedural, dhe kompensoi secilin prej njëmbëdhjetë aplikantëve, 10,000 euro për dëmin jomaterial dhe 1,500 euro bashkërisht për shpenzimet ligjore dhe kosto të tjera.