Lumit Buna nxjerr 205 kg kanabis në Mal të Zi, sekuestrohen 7 çanta plot me drogë

168

Tjetër sasi lëndë narkotike është sekuestruar nga policia. Kështu, policia malazeze, në afërsi të lumit Buna, në vendin e quajtur Sutjel në territorin e Komunës së Ulqinit, ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 7 çantave me 205 kg lëndë narkotike kanabis, të cilat u gjetën rreth 130 metra larg bregut të lumit.

Sipas informacioneve të policisë malazeze sektori i policisë kufitare, gjatë patrullimit të kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në afërsi të Lumit Buna, janë pikasur 4 persona të cilët po transportonin çantat. Pasi janë parë nga polica, ato janë larguar.

Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga  Shqiperia dhe kishte destinacion Malin e Zi. Ndërkohë, po punohet në kapjen dhe identifikimin e transportuesve, por edhe të bashkëpunëtorëve të trafikantëve nga Shqipëria me ata malazezë.