Llalla në analizën vjetore në Fier, në fokus kanabisi

209
Kultivimi i drogës në Fier ishte një nga shqetësimet e evidentuara nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla gjatë analizës vjetore të prokurorisë së rrethit.
Numri një i akuzës tha se vërehen referime të larta të dosjeve për kultivim droge, por nga ana tjetër numri i të hetuarve dhe të arrestuarve për këtë vepër është i ulët. 
Duke iu referuar statistikave, prokurori i përgjithshëm Llalla përmendi se në Fier bien në sy referimet e ulëta prej vetëm katër të tilla për veprën e “shëprdorimit të detyrës” dhe të “korrupsionit”. 
Gjatë kohës që po zhvillohej analiza vjetore, jashtë ndërtesës së prokurorisë banorët e zonës së Patos Marinëz, që kanë hyrë në ditën e 18 të grevës, protestuan duke kërkuar hetime për dëmet e shkaktuara. 
“Siç e shikoni, sot një përfaqësi banorësh më kërkuan hetime për dëmshpërblimin. Prokuroria ka filluar hetimet për këto raste dhe po shqyrton mundësinë edhe për të shfuqizuar vendimet për rastet kur janë mbyllur”, deklaroi Llalla.