Akuzat e PS-së, Tabaku: Kemi votuar reformën në drejtësi, po mbrojmë votën!

476
Deputetja demokrate Jorida Tabaku hodhi poshtë akuzat e mazhorancës se opozita po i fshihet reformës në drejtësi dhe argumentoi se Partia Demokratike votoi reformën në drejtësi.

Arsyeja e protestës, tha deputetja demokrate është për të mbrojtur votën.

Tabaku: Mazhoranca që ka bërë grevë urie për të bllokuar procesin e integrimit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, këtë nuk duhet ta thotë.

Partia Demokratike votoi reformën në drejtësi dhe fal PD-së, sot kemi një Kushtetutë të ndryshuar që i ka hapur rrugë këtyre reformave. Qytetarët në 2013-n, na kanë kërkuar që të mbrojmë votën.

Të rinjtë demokratë artikulojnë si një ndër arsye të protestës Ligji e Arsimit të lartë, konfuzioni e krijuar tek maturantët. Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi tha se modeli i Bashës është ndryshe për të gjithë shqiptarët.

Këlliçi: Kundër ligjit të arsimit të lartë, një ligj tërësisht klientelist që godet sistemin e meritë-preferencës, një ligj që Partia Demokratike ka më shumë se një vit e gjysmë që artikulohet publikisht edhe nga zt.Basha që brenda javës së parë të tij si kryeministër do të anulojë ligjin dhe do të ketë një ligj të ri që do të reduktojë ndjeshëm tarifat për studentët.

Ndërsa deputetja Dhurata Çupi se protesta e demokratëve do të shënoj fundin e një qeverie fasadë.
Sigal