Leskaj në komisionin për CEZ: Nuk vij si dëshmitar, por denoncues i aferës në prokurori që një vit më parë

555
Sigal

Komisioni
hetimor për CEZ-in është mbledhur pasditen e sotme, pavarësisht kërkesës së
deputetit Taulant Balla drejt kryeparlamentarit Meta për shtyrjen e tij për
shkak të mungesës së nënkryetarit të komisionit Sherefedin Shehu. Ky i fundit
dorëzoi mandatin pak para kandidimit të tij për kryetar bashkie në zgjedhjet
lokale në Dibër.Kryetari i këtij komisioni, Edmond Spaho i tha mazhorancës se
po bëhet pengesë e këtij procesi. “Komisioni do të vazhdojë, ka një rregullore
për punën e tij”, – tha Spaho.Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar
Leskaj ka raportuar pasditen e sotme në komisionin e posaçëm hetimor për CEZ
deklaroi se ai ka ardhur në këtë komision jo si dëshmitar, por denoncues i
aferës në prokurori që një vit më parë.“Kam një vit që e kam bërë këtë
denoncim. KLSH në këtë auditim normal që ka zhvilluar nuk ka gjetur asnjë
dokument. I gjithë procesi negociues, edhe për hir të transparencës duhet të
ishte kolegjial, i mirëdokumentuar. Gjithsej janë 15 fije letër që thjesht kanë
konfirmuar marrëveshjen. Kjo transparencë mungoi gjatë negociatave. Me ligjin e
viti 2014 deputetët e Kuvendit kanë votuar që kjo kontratë të mos rishikohet,
duke mos i lënë asnjë hapësirë KLSH”, tha Leskaj.Gazeta Telegraf/