Ja efektet e lëngut të portokallit

2665
Sigal

Portokalli
është i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi e fosfor. Lëngu i
tij, i konsumuar me ose pa sheqer, është freskues.Nga lëvorja e portokallit del
vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve,
aromave, ilaçeve.

Lëngu
i portokallit përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në
rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës
e enëve të gjakut.

Lëngu
i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe
këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes.

Portokallet
luftojnë edhe aneminë.

Lëvozhgat
janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret
edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve

Në këto raste zbatohet kura me portokall: Konsumohen çdo ditë 5-10 kokrra
portokallie, duke e vazhduar kurën për 20-30 ditë. Kjo kurë bën mirë në
sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i
portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet
të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes.

Portokalliet
përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me
elemente të reja.

Portokalli
ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Në 100 g lëng portokalli përmbahen 56 mg
vitaminë C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve
në organizëm.Gazeta Telegraf/