Ja si ti zhdukni rrathët e syve vetëm me 2 përbërës natyral

335

Përdorni makeup-in për
të mbuluar rrathët e syve? Ngjyra e tyre është aq e nxirë saqë mund të
identifikohen lehtësisht dhe çfarëdo lloj truku që mund të përdorni për t’i
fshehur, nuk mund t’ia dilni dot me sukses.

Mungesa e gjumit,
dieta e varfër me ushqime të shëndetshme, orët e gjata përballë ekranit të
kompjuterit janë kontribuuesit kryesorë, të cilët ndikojnë në formimin e
qeskave të errëta poshtë syve.

Ju nevojitet:

1 lugë gjelle lëng
limoni

1 lugë çaji pure
domatesh

1 lugë çaji shafran
Indie

¼ lugë çaji miell

Përzieni të gjithë
produktet e mësipërme në një enë qelqi duke krijuar një masë kremoze.

Pastroni fytyrën dhe
aplikojeni përzierjen në pjesën e poshtme të syve, në zonën me ngjyrë të errët
dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.

Përsëriteni këtë tre herë
në javë.

Lëngu i limonit mund
të përdoret vetëm me produkte të tjera shtesë, si në rastin tonë me pure
domatesh sepse ka nivel të lartë aciditeti që mund të ndikojë në lëkurën rreth
syve duke e acaruar. Gazeta Telegraf/