Kushtetuesja: Pezullohet vendimi për IMEI, është i papajtueshëm

550
Sigal

TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e qeverisë për regjistrimin e kodit IMEI, deri në një vendim përfundimtar. Sipas kësaj Gjykate, vendimi i qeverisë për regjistrimin e kodit IMEI është i papajtueshëm me Kushtetutën. VKM për kodin IME u dërgua në Kushtetuese nga Partia Demokratike.  Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, grupi i deputetëve kërkonte: “1. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.
2. Pezullimin e vendimit nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme””.
 
Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushteuese vendosi “të urdhërojë pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme” derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”.