Kuksiani rrëfen dramën: E kam shtëpinë 20 metra nga trau në Kalimash…

737
Një qytetari të Kukësit që e ka shtëpinë vetëm 20 metra larg traut ku janë ngritur sportelet për të paguar taksën vetëm për një kalim me autoveturë, i duhet të shpenzojë 10 euro në total nëse vendos thjesht të shkojë në spitalin e Kukësit.
“E kam shtëpitë 20 metra larg nga trau që është ngritur për faturimin e Rrugës së Kombit dhe për të çuar fëmijën në spital përpos të tjerave qeveria më kërkon 10 euro”.
Këtë rast flagrant të abuzimit me taksën për Rrugën e Kombit, dhe vëmendjes që qeveria Rama duhej ti kishte dedikuar banorëve të zonës, duke i përjashtuar fare nga kjo tarifë, e ka bërë publike vetë qytetari në fjalë. Ai ka ardhur në Tiranë në mbështetje te 23 kuksianëve të cilët u arrestuan pas protestës së të shtunës në Rrugën e Kombit, ku u dogjën sportelet pranë Tunelit të Kalimashit. Ai dhe shumë familjarë e qytetarë të tjerë, kërkojnë lirimin e tyre nga policia
Të arrestuarit ndodhen në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, deri në daljen para gjykatës për tu njohur me masën e sigurimit personal që do të vendoset ndaj tyre.
Sigal