Përgjaken Pashkët, 41-vjeçarja shqiptare vritet nga bashkëshorti

572
Një krim në familje ka ndodhur në Gjermani, ku një grua 41-vjeçare është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj 48-vjeçar. Viktima është një shqiptare me origjinë kosovare. Ngjarja ka ndodhur në Winterlingen, mbrëmjen e së dielës kur ishin edhe Pashkët Katolike.
Sipas shtypit gjerman, vrasja ndodhi në prani të vajzës 17-vjeçare të çiftit. Burri u arrestua nga policia pa bërë rezistencë. Një zëdhënës i policisë tha se ishte vet 48-vjeçari që njoftoi autoritetet pasi qëlloi për vdekje bashkëshorten.
Sipas mediave, ai është shtetas gjerman me origjinë serbe. Në vendngjarje shkuan katër patrulla të policisë lokale. E lënduar lehtë ka mbetur edhe vajza 17-vjeçare e çiftit. Ndërkohë, hetimet e policisë gjermane janë fokusuar në zbardhjen e motiveve që çuan në këtë krim të rëndë brenda familjes.
Sigal