Prangoset përgjegjësi i shërbimit i Illyrian Guard tek Shefqet Ndroqi, Besim Mici u përplas me Policët e Patrullës

230
Sigal

Ndalohet nga Policia e Shtetit Besim Mici, përgjegjës i Illyrian Guard (Policia Private Shtetërore), i vendosur pranë spitalit COVID-2, ose ndryshe Shefqet Ndroqi.

Burime bëjnë me dije se arrestimi i tij ka ndodhur mesditën e të dielës, pranë ambienteve të spitalit.

Mici është përplasur me efektivë të Policisë së Shtetit që kanë shkuar për verifikime në ambientet e spitalit. Kjo pasi kanë marrë një telefonatë në të cilën një qytetar ankohej se Mici po përplasej me një qytetarë në ambientet e spitalit.

Patrulla ka shkuar menjëherë në zonë për të verifikuar informacionin, por Mici ka kundërshtuar hyrjen e policëve të Patrullës në spital, duke sjellë edhe përplasje me tyre. Efektivët e Patrullës kanë bërë prangosjen e tij, duke e shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 1., të policisë në Tiranë.