Aksident në Elbasan/ Makina përfundon në kanal, tre të plagosur, njëri prej tyre rëndë

198
Sigal

Tre persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ndodhi në qytetin e Elbasanit. Një makinë me targa greke përfundoi në një kanal.

Për të nxjerrë të plagosurit nga makina është dashur ndërhyrja e shërbimit të zjarrfikëses. Dy nga të lënduarit janë jashtë rrezikut, pasi kanë vetëm disa plagë të lehta, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

Nga të dhënat e para shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia.