Kukës/ Ariu sulmon një burrë, helikopteri nuk i shkon në ndihmë

194

Një ari ka sulmuar një person në vendin e quajtur Sasat në Kukës. Mësohet se personi ka marrë plagë të shumta  në kokë dhe në këmbë.

Prej dy orësh është njoftuar Salla e Emergjencave për helikopter, por mjeti i transportit është vonuar ndërkohë që i plagosuri lufton me vdekjen. Në kushte mbijetese ai ka ndezur një zjarr për t’u pikasur nga ajri.

Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij nga një kafshë e egër kaq e rrezikshme që banon në pyjet e Shqipërisë.

(Foto ilustruese)