56% e të prekurve janë shëruar, virusi ende aktiv në Shqipëri

351
Sigal

Në Shqipëri Covid-19 ka prekur 526 njerëz dhe i ka marrë jetën 26 njerëzve. Tirana, Shkodra dhe Durrësi janë qytet me numrin më të madh të rasteve pozitive me Covid-19. 14 rastet e reja në 24 orët e fundit e çuan totalin e të prekurve në vend në 562. Çfarë na tregojnë shifrat e të prekurve, të shëruarve dhe atyre që fatkeqësisht nuk ia dolën ta fitojnë betejën me këtë virus?

Nga një analizë e totalit të të prekurve dhe atyre që janë shëruar rezulton se përqindja e te shëruarve arriti ne 56%, ose 1 % me shume se ditën e djeshme. Ulje ka pësuar edhe numri i të sëmurve aktiv. Ku numër u ul ne 39 % ose 1% më pak se ditën e djeshme. Këto shifra na tregojnë se jemi përballë një përmirësimi të ngadaltë.

Nga ana tjetër vërehet edhe rritje e numrit te infektimve në raport me ditën e djeshme. Nga një analizë e të dhënave të 10 ditëve të fundit mbërrihet në përfundimin se jemi përballë luhatjeve të dukshme përsa i përket infektimeve. Gjithësesi virusi është ende aktiv dhe beteja për ta mundur duhet të mos ndalet. Askush nga me nuk duhet të flejë mbi dafina e ulur vigjilencën e kujdesit paçka se masat e ashpra të izolimit kanë pësuar lehtësime.