Kreu i Qarkut të Kuksit jep alarmin, rrezik epidemie nga mungesa e ujit

55
Kreu i Qarkut të Kukësit, Ibsen Elezi ka dhënë sot alarmin për rrezikun e shpërthimit të një epidemie në këtë zonë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Në një deklaratë për mediat, Elezi thotë se më shumë se 20 mijë banorë nuk furnizohen me ujë të pijshëm, gjë që krijon rrezik për ndonjë epidemi.

Kreu i Qarkut të Kukësit thotë se bashkia dhe ujësjellësi kanë lënë qytetarët pa shërbime dhe pa ujë.

Ndërkaq, Elezi i bën thirrje policisë që të ndërhyjë për të ndërprerë lidhjet e paligjshme.