Këshilli Kombëtar i PD-së voton pro djegies së mandateve, simpatizantët shpërthejnë në brohoritje

555
Sigal

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ka votuar pro djegies së mandateve parlamentare. Tashmë mbetet që ky vendim të ekzekutohet, pasi i ka kaluar të gjitha procedurat brenda Partisë Demokratike.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e lajmëroi këtë vendim, përballë mbështetësve demokratë, të cilët ishin mbledhur tek selia e partisë, të cilët e kanë pritur këtë vendim me brohorima.

“Njerëzit tanë do të jenë në krah të qytetarëve, si qytetarë të thjeshtë por të vendosur. Kurrë më, në Shqipëri të mos vendoset një regjim tjetër diktatorial”, u shpreh Lulzim Basha”.