Të shtënat me armë në Mullet, ja çfarë ka ndodhur

358
Sigal

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë mbrëmjes në zonën e Mulletit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Në njoftimin e policisë thuhet se njëri nga personat e përfshirë ka qëlluar në ajër dhe nuk ka persona të plagosur.

“Rreth orës 18:45, është njoftuar salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip “Foristradë”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.