Shezai Rrokaj: Uashingtoni dhe Brukseli të dërgojnë komisione faktmbledhëse për gjendjen e rënduar në Shqipëri

390
Sigal

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se pjesëmarrja e madhe në protestën e 16 shkurtit ishte një goditje ndaj keqqeverisjes së mazhorancës si dhe një dëshmi e situatës në vend që po shkon në prag kolapsit politik.

Ja postimi i plotë:

Uashingtoni dhe Brukseli të dërgojnë komisione faktmbledhëse për gjendjen e rënduar në Shqipëri.
Pjesëmarrja e madhe në protestën e 16 shkurtit ishte një goditje ndaj keqqeverisjes së mazhorancës si dhe një dëshmi e situatës në vend që po shkon në prag kolapsit politik. Papërgjegjshmëria e mazhorancës për reflektuar, nga ana tjetër, dhe ‘bërja palë’ me të e një pjese të trupit diplomatik kërkon një dinamikë të re komunikimi të drejtpërdrejtë të opozitës me qeveritë e vendeve aleate, ku të evidentohet në detaje situata në vend dhe të kërkohet ardhja e komisioneve faktmbledhëse prej qeverive të tyre.