Halimi: “Të gjithë pa imunitet, për të luftuar korrupsionin”

84

Ndryshimet kushtetuese për imunitetin u bazuan tek rekomandimet dhe amendamentet e propozuara nga ekspertët e EURALIUS dhe PACA

Kanë kaluar disa ditë që kur grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në parlament nismën ligjore për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për çështjen e imuniteteve për nenet respektove, që kanë të bëjnë me imunitetin. Ministria e Drejtësisë informon qytetarët e saj se gjithë teksti integral, për këto ndryshime kushtetuese, është përgatitur bazuar tërësisht ne rekomandimet dhe amendamentet e propozuara nga ekspertët e Këshillit të Europës dhe ekspertët e BE-së. Teksti i amendamenteve të propozuara për ndryshimet kushtetuese në nenet respektove, që kanë të bëjnë me imunitetin e gjyqtarëve, është i njëjti tekst me tekstin e propozuar nga Misioni EURALIUS, Projekt i Asistencës së BE për drejtësinë. Kështu po shkëpusim këtu ndryshimet në lidhje më imunitetin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe

Në lidhje me imunitetin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Duhet theksuar që, Gjykata Kushtetuese nuk është tamam pjesë e gjyqësorit, por një organ kushtetues i shtetit që ka kompetencë të garantojë efikasitetin e Kushtetutës,kryesisht për ligje dhe rregulla që miraton Parlamenti. Prandaj, ligjet shqiptare nuk janë të detyrueshme për gjykatës Kushtetuese ose janë të tilla vetëm pasi ajo të ketë verifikuar kushtetutshmërinë e tyre. Gjykata është një dhomë juridiksionale, sa kohë që vendimet e saj duhet të arsyetohen dhe paraqiten si një interpretim i pavarur i Kushtetutës, por formalisht është fuqi e jashtëzakonshme që kontrollon legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin. Për këtë arsye, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në shumë vende përfitojnë garanci procedurale kundër ndërhyrjeve të ndonjërit nga këto pushtete. Megjithatë, standardet aktuale shqiptare janë dukshëm për shtrirjen e imunitetit që u jepet këtyre gjyqtarëve kushtetues. Neni 126 duke përcaktuar që ata nuk mund të ndiqen penalisht pa miratimin e gjykatës, krijon mundësinë për mosndëshkim pasi nuk vendos ndonjë kufi për mundësinë e gjykatës për të refuzuar ndjekjen penale. Në lidhje me pacenueshmërinë personale, neni mundëson interpretimin që këta gjyqtarë mund të ndalohen vetëm në rast të kapjes në flagrancë gjatë kryerjes së një krimi, por jo në ndonjë rrethanë tjetër, psh kur këtë e vendos një gjyqtar. Për mendimin tonë, këto garanci mund të reduktohen duke pasur gjithmonë parasysh pozicionin e veçantë të juridiksionit kushtetues. Në këtë kuptim, do të këshillohej që të krijohej një lidhje e imunitetit të gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese me atë të deputetëve, siç ndodh në shumë vende. Në çdo rast, rekomandojmë ndryshimin e nenit 126. Rregulli i ri duhet të garantojë imunitetin e tyre funksional për faktin që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndiqen civilisht ose penalisht për opinione të shprehura në ushtrim të funksioneve të tyre. Ligji organik i Gjykatës Kushtetuese rregullon procedurat për të garantuar përgjegjësinë e tyre për shkelje të kryera jashtë funksionit të tyre në kushte të njëjta si përgjegjësia e deputetëve.

Projekti i ri i këtij neni duhet të parashikojë gjithashtu që një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet lira në çfarëdo forme pa autorizimin e vetë gjykatës, përveçse nëse kapet gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatës Kushtetuese që mund të vendosë për heqjen e masës.

 Ministria e Drejtësisë, në funksion të transparencës dhe garantimit të së drejtës së informimit të qytetarëve venë në dispozicion të medias dhe të gjithë opinionit publik, dokumentet studimore të dy Projekteve të prezantuara vitin e kaluar. Këto dokumente gjenden të publikuara edhe në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Drejtësisë.

Në lidhje me imunitetin e gjyqtarëve

Në lidhje me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, neni ekzistues 137 i Kushtetutës mundëson që ata të ndiqen vetëm me miratimin e parlamentit. Arsyeja e kësaj lidhjeje me parlamentin është sistemi shqiptar i emërimeve. Megjithatë, sipas disa raporteve ndërkombëtare, gjykata e lartë duhet të organizohet në mënyrë progresive si gjykatë karriere e përfshirë plotësisht në gjyqësor. Prandaj, ne rekomandojmë që të shtrihen për gjyqtarët e saj të njëjtat garanci që i jepen pjesës tjetër të gjyqësorit. Ne gjithashtu rekomandojmë që Këshilli i Lartë të Drejtësisë të ketë mundësinë e pushimit të arrestit të një gjyqtari nëse preket në thelb funksionimi i gjykatës në fjalë. Megjithatë, në të njëjtën kohë, duhet të jetë e qartë që pushimi i ndalimit personal nuk pengon vazhdimësinë e hetimeve paraprake dhe ndjekjes penale. Në përfundim, ne konsiderojmë të këshillueshme reformimin e nenit 137 të Kushtetutës. Varianti i ri duhet të përcaktojë që gjyqtarët nuk mund të ndiqen penalisht ose civilisht për shprehje të përdorura dhe vendime të marra në ushtrim të funksioneve të tyre gjyqësore, përveçse për krime të paramenduara të parashikuara në mënyrë specifike të Kodin Penal. Gjithashtu, ne rekomandojmë që të qartësohet në këtë nen që një gjyqtar nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet lira në çfarëdo forme pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përveçse nëse kapet gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Këshillin e Lartë të Drejtësisë që mund të vendosë për heqjen e masës.

Rekomandime për reformimin e imunitetit të gjyqtarëve

a) Imuniteti i përgjithshëm duhet hequr. Gjyqtarët duhet të përgjigjen përpara ligjit për

shkelje të kryera jashtë funksionit të tyre gjyqësor.

b) Gjyqtarët duhet të mbrohen vetëm ndaj padive civile dhe kërkesave penale bazuar në

opinionet e shprehura ose votat e dhëna gjatë ushtrimit të funksioneve.

c) Prokurori kompetent duhet të jetë në gjendje të bëjë hetimin për krime të mundshme

të kryera nga gjyqtarët pa nevojën e autorizimit paraprak nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

d) Nëse tregohet qëllimi ose keqdashja në një vendim gjyqësor, gjyqtari mund të ndiqet

penalisht dhe të jetë gjithashtu civilisht përgjegjës për rezultatin e këtyre veprimeve.

e) Gjyqtarët nuk duhet të arrestohen apo t’ju kufizohet liria e lëvizjes në çfarëdo forme

pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përveç rastit kur kapen në flagrancë gjatë

kryerjes së krimi të rëndë.

f) Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të përfitojnë nga imuniteti i

përgjithshëm, por nga një regjim procedural i ngjashëm me atë që ju jepet deputetëve.

g) Neni 126 dhe 137 i Kushtetutës duhet të ndryshohet.

h) Ligji organik për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ligji

organik për organizimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri, Kodi i Procedurës Civile dhe

Kodi i Procedurës Penale, duhet të ndryshohen.

“Të gjithë pa imunitet”, Halimi: Pengon luftën anti-korrupsion

Imuniteti të hiqet për të gjithë funksionarët shtetërorë, pa përjashtim. Ky është qëndrimi i ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, për çështjen e imunitetit, pas draftit të propozuar nga maxhoranca. Në një intervistë për “AS”, Halimi e konsideroi imunitetin një pengesë për luftën kundër korrupsionit në të gjitha fushat, përfshirë edhe gjyqësorin. “Imunitet zero për çdo çështje korruptive. Heqja e imunitetit sigurisht përfshin çdo mbrojtje që mund t’i vinë zyrtarëve të këtij vendi, në momentin që veshin kostumin e zyrtarit apo gjyqtarit. Kjo mbrojtje duhet të bie si një masë e fortë antikorrupsion”, deklaroi Halimi. Pak ditë më parë, përfaqësues të gjyqësorit u shprehën se heqja totale e imunitetit për njerëzit e drejtësisë, mund t’i ekspozojë ata nga presionet politike. Ministri Halimi e konsideron këtë ndër reformat kryesore dhe kusht për marrjen e statusit, por nuk përjashtoi mundësinë që, opozita ta bllokojë atë në Parlament. “Tendencën e Partisë Socialiste për ta lidhur dhënien e konsensusit me një bllokim që duhet t’i bëhet procesit. Reduktimi i imunitetit në Kushtetutë duhet të lidhet domosdoshmërish me një situatë bllokues, të mos jetë real, pra të mos jetë një qëndrim zyrtar i Partisë Socialiste. Është një reformë shumë e rëndësishme në luftën kundra korrupsionit”, u shpreh Halimi. Drafti i propozuar nga deputetët e maxhorancës për ndryshimet kushtetuese për çështjen e imunitetit duhet të gjejë mbështetjen e opozitës, për shkak të 84 votave të nevojshme për ndërhyrjen në Kushtetutë. Nëse kjo do të ndodhë, bëhet ndërhyrja e dytë në dokumentin themeltar, Kushtetutën, që pas ndryshimit që u bë nga partitë kryesore për çështjen e zgjedhjes së presidentit.