Goditi vëllanë me thikë dhe u largua, arresohet shqiptari në Itali

278

Arrestohet shqiptari në Itali pasi ka plagosur me thikë të vëllanë.

Ergi Shabani 33-vjeç, ka plagosur me thikë vëllanë e tij më të vogël, pasi e akuzonte atë se kishte prishur te gjitha paratë e ruajtura.

Pas një debati afër stacionit të trenit 33-vjeçari shqiptar, pa dokumente të rregullta, ka goditur me thikë vëllanë e tij 30-vjeçar, dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Kalimtarët e rastit ishin ata që e morën të plagosurin dhe e çuan në spital

30-vjeçari aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në spital për të marrë dëshminë e të plagosurit, por ai ka deklaruar se kishte rënë nga biçikleta dhe ishte çarë nga një copë qelqi.

Policia nuk e ka besuar deklaratën e tij pasi dëshmitarët që kanë parë sherrin mes vëllezërve kanë deklaruar të kundërtën.

Nga hetimet efektivët arritën të lokalizojnë vëllain e tij, i cili ishte fshehur në shtëpinë e një miku. Aty policia bëri të mundur arrestimin e 34 vjeçarit.