Gëzim Llojdia
Realiteti sotëm shqiptar është një kutërbim, që të tremb në çdo anë.
Realiteti i sotëm shqiptarë është më së shumti,poezia e poetit rebel Pano
Taci,që nuk jeton më. Indriftë shpirti. Realiteti i sotëm është i përfshirë
tej e tëhu në vargjet e poetit rebel. Pra, çfarë është Shqipëria e sotme?Lexoni
poetin rebel:
Në do ta dish ç’është
kob e zi/Eja në Shqipëri/Në do dish ç’është loti në sy,/Eja në
Shqipëri./Në do të dish si vritesh për hiç gjë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish
pa brekë kush të lë/Eja në Shqipëri./Në do të dish çdo të thotë uri/Eja në
Shqipëri./Në do të dish pse daci bëhet mi,/Eja në Shqipëri./Në do të dish me
vdekjen kush fle,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse shpresa na u zhbë,/Eja në
Shqipëri./Në do të dish si kafshon një ari,/Eja në Shqipëri./Në do të dish ku
rri djalli i zi,/Eja në Shqipëri./Në do të dish pse bytha vend s’na
zë./Eja në Shqipëri./Në do të dish me lirine ç’u bë,/Eja në Shqipëri./Në do të
dish pse qan zemra në gji,/Eja në Shqipëri./Në do të dish të mos dish gjë,/Eja
në Shqipëri./Në do të dish pse mallkimi s’na zë,/Eja në Shqipëri./Në do të dish
kush na e solli gjëmën,/Eja në Shqipëri./Në do të dish se me një “ç’i qi
tëmen”,/Rrojnë në Shqipëri./Në do të dish për hallet e vatanit./Kush vjen në
Shqipëri./Si bos,kalorës përtej oqeanit.Sa çik këmba te dera e hanit./Na e
pjerdh, o Perëndi!
Shqyrtime
Nuk dua të sqarojë, poezinë artistikisht. Madje koha dhe thelbi i saj është për ditë të demokracisë, më
qartësisht pas vitit të mbrapshtë të 97.Ky ishte edhe frymëzimi i autorit të ndjerë. Luftërat na kanë
ndjekur në mote të trazuar na paqe e demokraci. Dua të zbres vetë në thellësi
të shekujve edhe pse poeti llafin e ka për ditët e sotme. Luftrat
me Romën,me osmanët , sa shekuj,me fqinjët së fundi me serbët .Deri
në kohët e demokracisë.Po lufta mes vetëve. Çfarë ishte ’97?Lufta ishte edhe
punë. Dhe nga gjithë kjo, kob i zi na ka ndjekur këmba -këmbës. Nëse shqyrtojmë se c’është loti si
proces kimik është tjetër sua ,por loti në sytë e shqiptarëve nuk ka qenë i
pazakontë. Luftërat,varfëria,krizat,tragjeditë edhe këto nuk kanë qenë të
pazakonta. Demokracia pritej më mirë, por ardhja e saj dhe gjithë
trazicioni i vështirë dhe tejet i zgjatur po i shkatërron shqiptarët.
Reforma, që kurrë s’përfundojnë,apo reforma që duhen bërë për të huajt dhe
kurrë për shqiptarët. Skandale dhe vjedhje ,korrupsion dhe
mashtrim,e por shpresa në sytë e shqiptarëve vec është zvogëluar.
Një ditë shqiptare ngjet kështu:Ministri shkon për seks,guvernatori vjedh
bankën e vet,drejtori filialin e tij, politikani merr tenderin ,gjyqtari mjel
viktimat e tij. Askush nuk beson më te qeveritë. Të gjithë në mbrojtje të
hajdutit. Thënie të mençura:
“Ngrysesh fukara,gdhihesh milioner”.
“Ngrysesh ushtar-gdhihesh gjeneral”,vetëm këtu-as tjetër kund. Askush nuk e
mbron qytetarin e shkretë. Në do të dish si vritesh për hic gjë. Po një sherr
banal,plas gjithkund dhe pushkët kanë vite, që e rëndojnë
jetët e qytetarëve nga mëngjesi në muzg.Rendi ka qenë dhe ka mbetur
problem. Mafia dhe politika e kanë gërryer rëndë këtë godinë të rëndësisë
së parë për jetët e qytetarëve.Dhe më tej akoma. Tregonin se sa vinte një
huaj në këtë vend, ishte i madh deri president i një vendi, mirëpo sa po
kthehej në tokën e ti,j fati ishte i shkruar i tillë ose të
shkarkohej ose të vdiste. Mirëpo Pano poeti e ka thanë ndryshe me bukur
kështu: Në do të dish për hallet e vatanit./Kush vjen në Shqipëri./Si
bos,kalorës përtej oqeanit.Sa çik këmba te dera e hanit./Na e pjerdh, o
Perëndi! Nuk është për të vënë buzën në gas, por për të vënë duart në
kokë A merret ndokush me bekimin e këtij vendi?Kemi gjithë këto fe në pak
vend dhe njihemi si vendi i tolerancës fetare, por a punojnë fetë për vendin e
tyre?Që të mos i fryjë as djalli e as shejtan e bir shejtani. Gjendja dhe kandisja në këtë farë feje dhe më
gjerë është në fund të fundit poezia e këtij poeti ,që të lë
pa mend për mënyrën e të shkruarit dhe gjendjen reale të banorëve të
këtij vendi. Kjo poezi e bukur e poetit, që nuk jeton më është e
frymëzuar nga realiteti shqiptar. Në të vërtetët është vetë realiteti shqiptar.
Shkurt: Fotografi e këtij realiteti.