Kush e ka qeverisur Tiranën pas rënies së Perandorisë Osmane?

158
Sigal

 

1.

Qeverisja e Bashkisë Tiranë pas shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë deri në periudhën e qeverisë së parë të Ahmet Zogut -1922

  1. 1. Zyber Hallulli 1913 -1914

Kryetari i parë i Tiranës pas shpalljes së Pavarësisë. Ka lindur në Tiranë, më 1842. Ai mori studimet e para në qytetin e tij, duke përfunduar shkollën e mesme “Ruzhdie”. Në Stamboll ai u diplomua në filozofi dhe teologji. Hallulli mbështeti Deklaratën e Pavarësisë Shqiptare dhe qeverinë e Vlorës. Si klerik mysliman, u caktua Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jo me votim, por i zgjedhur nga pleqësia e qytetit.

2.Servet Libohova 1915 – 1916

Kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1915 deri në vitin 1916. Ardhja e Princ Vidit dhe trazirat, që ndodhën në Shqipërinë e Mesme i krijuan mundësinë Esat Pashë Toptanit të vinte edhe në administratën vendore njerëzit e vet. Servet Libohova u vu në këtë detyrë nga qeveria e Durrësit e Esat Pashës, që drejtonte në atë kohë Shqipërinë e Mesme.

  1. Ismail Ndroqi 1917 – 1922

Lindur më 1876 në Tiranë. U diplomua në Medresenë Teologjike të Sambollit në 1908. Klerik mysliman, ka shërbyer në Shijak, Kavajë, Tiranë, Durrës etj. U zgjodh Kryetar i Bashkisë në mënyre publike në kuvendin epleqësisë pasi si myfti i Tiranës mund te bashkonte fenë dhe pushtetin dhe të siguronte vetadministrimin e qytetit në kushtet e pranisë së ushtrisë Austro Hungareze.

Qeverisja e Bashkisë Tiranë në periudhën e regjimit të Ahmet Zogut.

Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu, ishte udhëheqësi i Shqipërisë nga 1922 deri më 1939. Ai së pari shërbeu si kryeministër shqiptar (1922–1924), pastaj si president (1925–1928), dhe së fundi si mbret (1928–1939).

Qeverisja vendore e Bashkisë Tiranë gjatë kohës së sundimit të Zogut 1922-1939:

  1. Ali Begeja 1922-1923

Lindi në Tiranë më 1888. Në vitin 1908 merr pjesë si delegat i Tiranës në Kongresin e III të Manastirit për gjuhën shqipe. Në vitet 1922-1923 ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Mbas çlirimit të vendit Ali Begeja vazhdoi profesionin e tij si avokat deri në vitin 1947, kur u arrestua me grupin e deputetëve nga regjimi komunist. Vdiq në burg.

Ali Derhemi 1923 – 1924.

Haxhi Ali Derhemi lindi në Tiranë në një familje autoktone, 1850. Ali Derhemi, pasi kreu medresenë në Tiranë, mbaroi shkollë ekonomike turke dhe për vite ka qenë inspektor financash për Kavajën, Durrësin, Shijakun etj. Mik i ngushtë i Ahmet Zogut, u bë propagandues i zellshëm i mbretërisë. Si Kryetar Bashkie i ndërpritet mandati nga revolta politike e drejtuar nga Fan Noli.

  1. Beqir  Rusi 1924 – 1924

Lindur në Tiranë, shkolluar në Shkollën Qytetase të Tiranës dhe më pas në Stamboll. Bashkohet me grupin e deputetëve që nisën revoltën e Vlorës kundër qeverisë së Ahmet Zogut. Emërohet nga Fan Noli, Kryetar Bashkie i Tiranës , nga kjo detyrë largohet me riardhjen e Zogut në pushtet.

7.Xhemal Kondi 1924 – 1925

Kryetar Bashkie 1924-1925, rrjedh nga familje patriotësh tiranase. Luftëtar anti-osman. Kryen përkohësisht detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës me kërkesë të Kryeministrit Ahmet Zogu.

8.FuatToptani  1925 – 1927

Lindur në Tiranë më1863. Po në Tiranë kryen shkollën Qytetëse dhe më pas kryen shkollë ushtarake turke në Manastir. Pjestar i familjes së njohur dhe patrioteToptani. Ka qenë Kryetar i Bashkisë sëTiranës nën sundimin Osman më1884-1887. Deklarata për shpalljen e Pavarësisë së Tiranës është nënshkruar edhe nga patrioti Fuat Bej Toptani. Shënohet edhe si kryetari i parë i Tiranës që u shpall kryeqytet i përhershëm i vendit.

9.Izet  Dibra 1927 – 1928

Ka lindur më 19 Maj 1878 në Dibër, Pas Luftës së Dytë Botërore, ai dhe familja e tij u internua në qytetin e Shkodrës dhe pasuria e tij u grabit në mënyrën më çnjerëzore.

  1. Rasim Kalakula 1928 – 1930

Lindur më 1884 në Gjirokastër. Rasim Kalakula ishte diplomuar në Turqi për Shkencat Politike më 1906 dhe gjatë viteve të Monarkisë së Zogut shërbeu si Kryetar Bashkie e Prefekt në Tiranë e disa rrethe të tjera të vendit. Si Anëtar i Këshillit të Shtetit njihet si kryetari që hartoi planin rregullues të Tiranës dhe fillimin e ndërtimeve të godinave kryesore të administratës.

  1. Rexhep  Jella 1930 – 1933

Lindi në Tiranë më 1895, mbaroi studimet e larta për Shkenca Politike në Kembrixh në Londër. Mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris si atashe i dërgatës shqiptare. U caktua  Kryetar pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota. Personalitet që refuzoi postin e kryeministrit të Shqipërisë nën pushtimin gjerman në 1943. Burgoset dy herë që nga viti 1945 deri në 1952 viti kur u lirua nga Burgu i Burrelit.

  1. Abedin Nepravishta 1933 – 1935 dhe 1937 – 1939

Lindi në Kuç të Vlorës 1889. Politikan shqiptar. Ka ndjekur Shkollën Perandorake të Administratës së Lartë në Stamboll më 1911. 1924 përkrahu Kryeministrin Ahmet Zogu. Ka miratuar e zbatuar planin urbanistik të Tiranës si kryeqytet, i projektuar nga Arkitekti Armando Brasini. Ishte antifashist dhe u internua në Itali pas 7 prill 1939. Nuk mjaftoi internimi. Persekucioni fashist, më i egër do të ishte burgimi 20 vjet dhe internimi komunist.

  1. Qemal Butka 1935 – 1936

Qemal Butka ishte arkitekt, piktor, politikan, filatelist. U lind në 1907 në fshatin Butkë, tani në rrethin Kolonjë. Patriotët Sali Butka e Safet Butka, e çuan në Austri, ku mbaroi shkollimin e mesëm në Austri dhe në vitin 1931 u diplomua nga Universiteti i Vjenës në Teknologji, inxhinieri –Arkitekt. U kthye në Shqipëri dhe punoi në projekte arkitektonike. Ndër veprat e tij janë ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare, një monument për Lirinë Kombëtare, godinën e komunës së Korçës, Nga 21 tetor 1935 deri 7 nëntor 1936 Qemal Butka emërohet si kryetar i bashkisë nga Mehdi Frashëri: kryeministri i atëhershëm të Shqipërisë.

Qeverisja e Bashkisë Tiranë në periudhën e pushtimit fashist Italian.

Pas pushtimit nga Italia, në 7 prill 1939, me urdhër të Musolinit ngrihet Komiteti Administrativ i Përkohshëm, një formë qeverisjeje, e kryesuar nga Xhafer Ypi. Në mbledhjen e Asamblesë, nga Xhafer Ypi, propozohet dhe miratohet për postin e kryeministrit Shefqet Verlaci, i cili vinte për herë të dytë në qeveri, ish vjehrri i Ahmet Zogut.

14.Qazim Mulleti 1939-1940.                            

Lindi në Tiranë më ( 1893 – 1956). Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari. Ai ishte poliglot. Dinte turqisht, osmanisht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht. U caktua Kryetar Bashkie nga Jakomoni Mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanueli i III Partia fashiste dhe shërben si Kryetar Bashkie Tiranë dhe si prefekt i Tiranës gjatë pushtimit.

  1. Ali Erebara 1940-1942.

Lindur në Shkup në një familje patriote. Babai i tij Jashari, për disa kohë ka qënë prefekt i Tiranës. Aliu në fillin studioi për ushtarak në Akademinë Mbretërore të Bullgarisë. Me gradën Kolonel caktohet Kryetar i Gjykatës Ushtarake më 1937, por largohet shpejt për shkak të korrupsionit në të cilin ishte përfshirë gjykata. U caktua nga Jakomoni Mëkëmbësi i Mbretit  Viktor Emanueli i III Partia fashiste për kryetar të Tiranës si intelektual, por edhe nga kjo detyrë Aliu shpejt jep dorëheqjen.

  1. Omer Fortuzi 1942 – 1943

Lindi në Tiranë më 12 prill 1895. Si fillim mbaron studimet në gjimnazin Anglez në Stamboll – Turqi. Më pas diplomohet në Romë, Itali në Universitetin Ekonomik si dhe në Shkencat Shoqërore. Përzgjidhet nga Jakomoni – Mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanueli i III, si Kryetar i Bashkisë, që e mban për një vit deri në kapitullimin e qeverisë fashiste italiane, që kish okupuar vendin tonë.

  1. Halil Meniku 1943 -1944

Një anëtar i komitetit qendror të Ballit Kombëtar gazetar i njohur, kishte bashkuar grupet ushtarake anti-italiane në vitin 1942. Në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë dhe ardhjes në pushtet të Gjermanisë ai u bë zëvendës-komisar dhe komisar (si kryetar i bashkisë së qytetit. Nën pushtimin gjerman Menikut i njihet merita e administrimit normal të qytetit. Pas fitores  komuniste, ai ikën në Evropën Perëndimore.

4.

Qeverisja e Bashkisë Tiranë nga Komunistët 1944-1990

Me forcimin e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar, vjen edhe qeveria e parë e kryesuar nga diktatori Enver Hoxha. Komiteti i formuar në Përmet u shndërrua në “Qeveri demokratike”, të kryesuar nga diktatori E. Hoxha. Në qeverisjen e Diktatorit , bashkinë e Tiranës e drejtuan komunistët.

18.Llazar Treska 1944-1945

Lindi në fshatin Treskë ( 1909-1987). Kreu Liceun Francez të Korçës më pas Shkollën Kombëtare të Ujrave dhe Pyjeve në Nansi ( Francë 1932 ) U caktua Kryetar nga Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar PKSH.

  1. Ali Bakiu 1945 – 1947

Lindi në Tiranë1911-1981. Familja e tij hapi librarinë e parë me libra shqip, e cila u dogj disa herë nga pushtuesit. konstaton se vendi po shkonte drejt aneksimit nga jugosllavët, dhe se po vendosej diktatura. Prandaj nuk pranoi të bëhej komunist dhe në qershor 1946 dha dorëheqjen. Për bindjet e tij politike burgoset 25 vjet.

20.Ibrahim Sina 1947-1949 dhe 1954-1955 

Lindur në Tiranë nga fisi i njohur Sina i Saukut , veprimtar antifashis: krahas çlirimit të Shqipërisë mori pjesë edhe në luftimet për çlirimin e Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë dekorohet me “Urdherin e Trimërisë”nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë në vitin 1946.

  1. Isuf Keçi 1950-1951

Lindur në Tiranë në një familje tregtarësh, Caktohet Kryetar i Komitetit Ekzekutiv tëTiranës. Ai u arrestua pasi u akuzua si pjesëmarrës në aktivitete kundër Partisë Komuniste të Shqipërisë.

  1. Sabri Pilkati 1951-1951/, 1961-1962 /, 1965-1966.

Kryen Fakultetin Ekonomik dhe për 23 vjet punon në Komitetin Ekzekutiv tëTiranës, tre herë për nga 1 vit me detyrën e Kryetarit të Komitetit. Në vitin 1975 e largojnë ngaTirana. Në 1980 dënohet dhe: një nga akuzat e dënimit ishte se i kishte mbajtur rezerva partisë, duke mos pranuar më detyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv tëTiranës.

  1. Peço Kagjini 1951- 1952

Ishte një politikan shqiptar. Gjatë periudhës 1951-1952 Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. Në konferencën e partisë për Tiranën, në prill të vitin 1956. Peço denoncoi favoret e jetës në Bllok, rrogat e larta, privilegje të paligjshme të Bllokut. Këtu filloi persekutimi i cili vazhdoi përgjatë 35-viteve në burgjet dhe në internim në Belsh të Elbasanit.

24.Sami Gjebero 1953 – 1954 dhe 1956-1957.

Lindur në Gjirokastër ku edhe u shkollua. Me detyra të ndryshme partie dhe ekzekutive ai emërohet dy herë Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës.

  1. Irfan Çelkupa 1954-1955

Me origjinë nga Shijaku, shkollohet në Durrës, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Durrës dhe Tiranë

  1. Irfan Çelkupa 1954-1955

Me origjinë nga Shijaku.

Ka hyrë në histori si i pari partizan që mbajti fjalim nga ballkoni i Bashkisë Shkodër duke deklaruar çlirimin e Shkodrës dhe si rredhojë edhe gjithë Shqipërisë. Kryeatar i Komitetit Ekzekutiv Durrës dhe Tiranë.

  1. Rifat Dedja 1958-1961 dhe 1962-1964

Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës.

Lindi me 5 mars 1921 ne Shkodër, në një familje e njohur për tradita atdhetare,

  1. Rexhep Guma 1960-1961

Lindur në Tiranë ku dhe u shkollua deri në të mesmen. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës.

Si luftëtar edhe në trojet e Jugosllavisë Kapiteni i parë Rexhep Guma dekorohet me “Urdhërin e Trimërisë”nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë në vitin 1946.

  1. Abdyl Këllezi 1967-1969

Lindur me 20 gusht 1919, nëTiranë. Në vitin 1937 ndjek Shkollën e Lartë Ushtarake për xhenjer në Romë, të cilën e ndërpreu në vitin 1939. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës. Antar i Byrosë Politike të PPSH.

Prishja e marrëdhënieve më Kinën do të bënte që dhe për Këllezin të vinin ditët e këqija, u akuzua dhe u ekzekutua me pushkatim në vitin 1976 si “puçist”.

  1. Myqerem Fuga 1970-1973

Si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv ka meritën e realizimit të nderimit të një nga simboleve të rëndësishme të historisë së vendit ‘Varrezat e Dëshmorëve të Kombit’.

30 . Ndue Marashi 1974-1975

Në vitin 1939, familja vjen me banim nga Shkodra, në Tiranë. Ndue Marashi mbaron degën Zooteknike të Institutit Bujqësor të Tiranës. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës.

Në vitin 1975 në Baldushk ngordhin mbi 100 krerë lopë, akuza e partisë ishte se i kanë helmuar “armiqtë e partisë e të popullit”. partia akuzon kryetarin e Komitetit Ekzekutiv, Ndue Marashi. Formulohet akuza  e “përgjegjësisë për këtë punë armiqësore!”. Disa ditë më vonë Ndue Marashi gjendet i vrarë në shtëpi dhe nuk është sqaruar edhe sot nëse është vrasje apo vetëvrasje.

31 . Nesip Ibrahimi  1976 – 1983

Lindi në Gjirokastër më 20 korrik 1932, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës .

  1. Pjetër Kosta 1983-1984

Lindi në Shkodër më 1918, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës .

  1. Jashar Menzelxhiu1984-1985 

Lindi në Dibër, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës

  1. Leandro Zoto 1987 – 1989

Lindi në fshatin Vuno më 1935, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv  të Tiranës.

  1. Llambi Gegprifti 1986 – 1987   dhe 1989 – 1990

Lindi më 14.02.1942 në Pogradec. Midis 1986 dhe 1987 ishte Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. Më 1989, ai ishte përsëri Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës deri 1990.

Në vitin 1990 fillon lëvizja për demokratizimin e jetë së vendit ku përfshihet edhe pushteti vendor.

  1. Tomor Malasi 1991–1992

Në shtator të viti 1991 Në bazë të një vendimi të Parlamentit të asaj kohe, kryetari i bashkisë së qytetit do vendosej nga ajo parti që kishte fituar zgjedhjet, i emëruari i Partisë Demokratike si kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist , ishte zoti Tomor Malasi.

  1. Sali Kelmendi 1992 – 1996

Ka lindur në Tiranë më 31 maj 1947. Është kryetari i parë i zgjedhur me votë direkte nga qytetarët e Tiranës në zgjedhjet demokratike të korrikut më 1992.

  1. Albert Brojka 1996 – 2000

Ka lindur në Tiranë. Kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1996 deri në vitin 2000, përfaqësues i PD.

  1. Edi Rama 2000 – 2003 , 2004 – 2007 , 2008 -2011.

Lindi në Tiranë, më 4 korrik 1964. Kryeministri aktual i Shqipërisë, që prej vitit 2013.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës për tre mandate nga 2000 në 2011, PS

  1. Lulzim Basha 2011 -2015

Lindi më 12 qershor 1974 në Tiranë. Gjatë periudhës maj 1998 – korrik 1999, u bë pjesë e skuadrës që përgatiti aktakuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, PD.

  1. Erion Veliaj

Organizata e tij MJAFT! e bashkoi me Partinë Socialiste. Në vitin 2011, Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër.Veliaj flet gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh gjuhën gjermane dhe atë frënge.Kryetar Bashkie që nga viti 2016…