Gati pasaportat diplomatike për kombëtaren

82
Kombëtarja shqiptare do të mbërrijë në Tiranë pasditen e sotme pas përfaqësimit dinjitoz në Euro 2016 dhe përveç pritjes që do t’i bëhet, stafi i kombëtares do të bëjë edhe aplikimin për pasaporta diplomatike. Ky është vendimi i firmosur nga kryeministri Rama, i cili menjëherë pas fitore me Rumaninë i premtoi të gjithë lojtarëve të kombëtares pajisjen me pasaporta diplomatike. Mësohet se ata që do të përfitojnë pasaportat do të jenë 23 lojtarët që na përfaqësuan në Kampionatin Europian, trajneri De Biasi, Tramezzani, Armando Duka, Erion Bogdani, si dhe menaxheri Alban Bushi. Pasaportat janë gati. Kombëtarja do të bëjë aplikimin brenda zyrave të ministrisë.