Zbardhet axhenda/ Kombëtarja mbërrin në Rinas në orën 15:30

667
Sigal

Kombëtarja do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 15:30 ku do të pritet me ceremoni zyrtare. Më tej, autobusi i kuqezinjve do të niset drejt Tiranës dhe i gjithë rrugëtimi do të transmetohet LIVE. Ndalesa e parë e tyre do të jetë Bashkia e Tiranës, ku ekipit kombëtar do t’i jepet çelësi i Bashkisë. Në axhendë është parashikuar pritje edhe në Ministrinë e Jashtme, ku i gjithë stafi do të pajiset me pasaporta diplomatike, një premtim ky i kryeministrit Edi Rama pas fitores me Rumaninë.

Edhe kreu i Qeverisë ka parashikuar pritje për futbollistët në Kryeministri dhe ndalesa e fundit do të jetë tek ‘Fan Zone’ në sheshin Nënë Tereza, ku do të takohen me tifozët. Ashtu siç ndodhi edhe gjatë festimeve për hyrjen në EURO 2016, edhe kësaj radhe do të jenë pushtetarët të parët që do të festojnë me ekipin kuqezi dhe jo tifozët.

1- Në 15:30, ekipi kombëtar mbërrin në aeroportin e Rinasit
2- Nisja nga aeroporti drejt Tiranës
3- Ceremonia e dhënies së çelësit në Bashkinë e Tiranës
4- Ministria e Jashtme, procedurat për pasaporta diplomatike
5- Kryeministri, pritja në COD me kreun e Qeverisë
6- ‘Fan Zone’, stacioni i fundit i ceremonialit për Kombëtaren