Gaiani:Mundësi për më shumë fonde për Shqipërinë

547
Ambasadori Italian Masimo Gaiani, i pranishëm sot në prezantimin e Strategjisë për detin Adriatik dhe Jon, në Tiranë, tha se kjo është një strategji shumë e rëndësishme që i jep mundësi Shqipërisë të ketë akses në fonde të BE-së. 

“Nga ana jone vlerësojmë në mënyrë shumë të madhe kontributin që mund të japin rajonet italiane. Strategjia paraqet një mënyrë inovative, për zhvillimin rajonal. Besoj se jam i pranishëm ketu në nivel të lartë dhe kjo tregon se qeveria i jep një vëmendje të madhe kësaj strategjie, qe mundëson edhe aksesin në fonde të ndryshme. 

Kjo strategji do të japi një ndihmëse në rrugëtimin e Shqipërisë. Pasi shumë sfida, shtete nuk i përballojnë dot vetë. Ndodhemi në një det të përbashkët mesdhetar të përballur me sfida të përbashkëta , dhe të punuarit së bashku, na ndihmon në përballimin e sfidave dhe problemeve të mëdha që kemi”, tha Gaiani. 
Sigal