Mancini flet për Shaqirin: Shpresoj të luajë nga minuta e parë

470
Trajneri i Interit, Roberto Mancini, shikon me vëmendje renditjen në tabelë. Skuadra e tij është në vend të tetë me 52 pikë por me gjasa të mira që të arrijë të sigurojë një vend në garat evropiane. Mancini pret fitore në përballje me Juventusin. 
Ai tha se Juve e ka merituar titullin e kampionit. “Juventusi e ka merituar plotësisht kampionatin, dhe shpresoj që ta mbyllin sa më mirë sezonin. 
Edhe pse ata do të kenë disa ndryshime në formacion, sërish kanë lojtarë shumë të rrezikshëm. Do të jetë një ndeshje delikate. Shpresoj që Xherdan Shaqiri të luajë nga minuta e parë”, ka thënë Mancini.
Sigal