Trajneri Ilir Daja: Bëmë maksimumin, meritë e të gjithë lojtarëve

423
Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja tregohet profesionist edhe në deklarime, teksa meritën ja jep vetëm futbollistëve që u aktivizuan në këtë sfidë. “Mendoj se kualifikimi është më shumë meritë e lojtarëve, dhe mbi të gjitha e portierit Shehi. ata ditën ta kthenin këtë pritshmëri në energji pozitive. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, me një kundërshtar shumë të fortë, një ndër më të fortët në Ballkan, pasi janë vazhdimisht në Kupat e Evropës. Por, kur ke futbollistë me eksperiencë të tillë, e ke më të lehtë. Kemi bërë maksimumin në këto katër ture dhe kemi pasur realisht tre skuadra shumë të forta. Falënderoj të gjithë tifozët që ishin në stadium”.
Sigal