Rasteve të shumta të dhunës në familje nuk i mungojnë “rastet e çuditshme”. Një i tillë vjen nga Fushë Kruja, ku ish-vjehrri dhe kunetërit I. D., G. D., dhe F. D., vjeç 79, 41 dhe 38, banues në Fushë Krujë, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nuses së djalit/vëllait.

Policia bën të ditur se u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për gruan e dhunuar M. B.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 04. 10. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M. B., banuese në Fushë Krujë, pasi ish-vjehrri dhe kunetërit, shtetasit I. D., G. D., dhe F. D., vjeç 79, 41 dhe 38, banues në Fushë Krujë, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Ligji Nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.