Frika nga tërmetet mbetet, 400 lëkundje në 24 orë

128

Tërmeti që goditit të mërkurën Gjirin e Lalzit, dhe u ndje në thuajse të gjithë vendin duke shkaktuar panik, vazhdon të jetë aktiv.

Në 24 orë ekspertët e sizmikës kanë regjistruar mbi 400 pasgoditje dhe parashikimet flasin për të tjera lëkundje deri në shuarje të vatrës.

“Duhen të paktën edhe 2-3 ditë të shuhet, nuk do jenë të forta”.

Magnituda 5.1 që shënoi tërmeti i së mërkurës, futet tek tërmetet e fortë. Por si mund të mbrohemi nëse vendi goditet sërish nga një tërmet i fortë?

“Menjëherë të vendosesh në një objekt që të jetë i mbrojtur nga objektet e tjera që mund të bien. Pastaj mbasi të heqësh të gjitha, elektricitetin, ujin, që të jenë të siguruara sepse ndonjëherë pasojat e tërmeteve janë dytësore si pasojë e zjarreve ose ujit”.

Durrësi futet në një nga zonat me aktivitet sizmik të lartë. Tërmeti i fundit i konsideruar i fortë është regjistruar 6 vite më parë me magnitudë 4.2.