Diell përvëlues, mësoni parashikimin e motit për gjithë javën

146
Sigal

Temperaturat e larta gjatë kësaj jave do t’u japin mundësinë për të shijuar plazhet e bukura në vendin tonë.

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë një parashikim të motit për të gjithë javën.

“Kjo javë do të jetë kryesisht në ndikim të motit të qëndrueshëm, duke bërë që deri në orët e mesditës do të kemi kthjellime pot pasdite do të sjellin kalime vranësirash të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për rrebeshe afatshkurtra dhe të izoluara shiu”.

Por pas freskisë moti ndryshon sërish në ditët e fundit të javës, duke e bërë fundjavën edhe më të nxehtë.

“Sa i përket temperaturave mbeten të larta deri të mërkurën duke bërë që maksimumet në ultësirën perëndimore të luhaten deri 29 gradë celsius, ndërsa mbrëmjen e të mërkurës e enjtja e premtja sjellin freskim të përkohshëm të kushteve të motit, fundjava sërish i mban temperaturat e larta duke bërë që maksimumi të luhaten në vlerat 28 apo 29 gradë.

Gjithashtu edhe vendet e rajonit pritet të jenë në dominimin e kthjellimeve”.